Flamur Noka ka tentuar që të largojë me dhunë punonjësin e Gardës.
13 deputetë të opozitës të grupimit Bardhi-Berisha, të përjashtuar pas kaosit të krijuar në Kuvend janë mbledhur rreth oborrit të parlamentit dhe po tentojnë të futën në Kuvend.
Deputetët e përjashtuar janë përplasur me punonjësit e gardës para ambienteve të Kuvendit dhe kanë tentuar që të futen brenda.
"Çdo gjë do të shikoni vet me sy. Nuk është koha e fjalëve, por e veprave."- tha Berisha, i cili është ndër deputetët e përjashtuar.
Deputeti i Rithemelimit Flamur Noka në tentativë për tu futur brenda në parlament ka thyer xhamin e derës së Kuvendit. Noka ka tentuar që të largojë me dhunë punonjësin e gardës.
"A jeni republikë private apo jemi në burg! Lini këto që nuk janë përjashtuar"- tha Noka.
Deputetët e përjashtuar:
Gazment Bardhi
Sali Berisha
Flamur Noka
Edi Paloka
Albana Vokshi
Elda Hoti
Ervin Salianji
Bledion Nallbati
Asllan Dogjani
Lefter Gështenja
Isuf Çelaj
Luan Baçi
Xhelal Mziu

Lini një Përgjigje