
Kryeministri Edi Rama ka tentuar të bindë homologun e tij grek në korridoret e godinës ku u mbajt samiti për Ballkanin Perëndimor, sa i tkaon bllokadës për çështjen e Belerit.
Në përfundim të samitit të mbajtur sot në Bruksel mes përfaqësuesve të Bashkimit Europian dhe atyre të Ballkanit Perëndimor kamerat kanë fokusuar edhe një ballafaqim të kryeministrit Rama me homologun e tij grek Kyriakos Mitsotakis.
Në pamjet e publikuara Rama duket se bisedon me kreun e qeverisë greke, e cila ka paralajmëruar se do të vendosë veton kundër anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian.
Sipas saj mos lejimi i kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës Fredi Beleri të betohet është një veprim që bie ndesh me parimet e shtetit të së drejtës.
“Çështja e marrjes së detyrës nga Fredi Beleri dhe e drejta e tij për një gjykim të drejtë nuk është një çështje dypalëshe Greqi-Shqipëri, por një çështje respekti për shtetin e së drejtës, që është kurora e procesin e anëtarësimit. Vendi ynë mbetet një nga pionierët e perspektivës së anëtarësimit të Ballkanit Perëndimor”, raportohet të ketë thënë Mitsotakis.
Lini një Përgjigje