TAGS-AT E JAVËS

Politike13 Dhjetor 2023, 22:21

Athina bllokadë Tiranës, BE nuk vendos datë për hapjen e kapitujve me Shqipërinë; Mitsotakis vijon kërcënimet për Belerin

Shkruar nga Pamfleti
Athina bllokadë Tiranës, BE nuk vendos datë për hapjen e
Edi Rama dhe Kyriakos Mitsotakis në margjinat e Samitit të BE

Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis ka vënë bllokadën sot në Bruksel. Sipas mediave greke Mitsotakis ka përsëritur qëndrimin e prerë të Greqisë ndaj çështjes së Fredi Belerit.

Greqia ja ka dalë të bllokojë procesin e integrimit të Shqipërisë në BE. Sikundër ishte paralajmëruar, BE nuk do të vendosë hapjen e kapitujve të integrimit për vendin tonë.

Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis ka vënë bllokadën sot në Bruksel. Sipas mediave greke Mitsotakis ka përsëritur qëndrimin e prerë të Greqisë ndaj çështjes së Fredi Belerit.

Çështja e marrjes së detyrës nga Fredi Beleri dhe e drejta e tij për një gjykim të drejtë nuk është një çështje dypalëshe Greqi-Shqipëri, por një çështje respekti për shtetin e së drejtës, që është kurora e procesin e anëtarësimit. Vendi ynë mbetet një nga pionierët e perspektivës së anëtarësimit të Ballkanit Perëndimor”, raportohet të ketë thënë Mitsotakis.

Kryeministri Edi Rama dhe homologu i tij grek Kyriakos Mitsotakis kanë zhvilluar një bisedë të shkurtër margjinat e Samitit BE-Ballkani Perëndimor.

“Qëndrimi i Greqisë është të mbështesë perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor, si një investim në stabilitetin, zhvillimin dhe prosperitetin e rajonit.

Kjo për sa kohë që vendet kandidate plotësojnë kushtet dhe zbatojnë reformat e kërkuara. Është një proces i vështirë dhe i mundimshëm që varet nga performanca e vetë vendeve kandidate. Dhe, në çdo rast, një parakusht themelor është respektimi i vlerave themelore evropiane dhe reformat në lidhje me shtetin e së drejtës dhe veçanërisht mbrojtjen e të drejtave të njeriut, përfshirë të drejtat e minoriteteve.

Për sa i përket procesit të anëtarësimit të Shqipërisë, qëndrimi i Greqisë është i qartë dhe i është shpjeguar palës shqiptare. Greqia nuk do të pranojë procesin e anëtarësimit nëse nuk ka përparim në çështjen e Fredi Belerit”, përfundoi Mitsotakis.

Ndërkohë vetë BE në raportin për Shqipërinë kërkon dialog politik. “Këshilli rikujton se dialogu politik gjithëpërfshirës dhe konstruktiv në vend mbetet thelbësor për të çuar përpara miratimin e reformave të lidhura me BE-në”, thuhet në njoftim

Ndër të tjera Këshilli merr një shënim pozitiv për rezultatet konkrete të arritura nga Strukturat e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dhe bashkëpunimin e mirë të vazhdueshëm me agjencitë e zbatimit të ligjit të BE-së dhe shteteve anëtare.

Përpjekjet për të krijuar një histori solide në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar duhet të vazhdojnë. Nevojitet gjithashtu bashkëpunim i shtuar në hetime, duke përfshirë Zyrën Evropiane Kundër Mashtrimit”, thuhet në raport.

be shqipëri greqi be fredi beleri

Lini një Përgjigje