TAGS-AT E JAVËS

Politike13 Dhjetor 2023, 21:08

“Argita Berisha, e vonuar në politikë”, Hoxha: Mosbindja civile do të vazhdojë

Shkruar nga Pamfleti

“Argita Berisha, e vonuar në politikë”, Hoxha: Mosbindja

Sekretari për Çështjet e Emigracionit pranë Rithemelimit, Indrit Hoxha tha se goditja ndaj Sali Berishës ka ardhur për dy arsye, marrja e grupit parlamentar të PD-së dhe votëbesimi në Kuvendin e 2 Dhjetorit.

I pyetur për Argita Malltezin, Hoxha tha se nuk e di nëse ajo ka ambicie për të qenë në krye të Rithemelimit por hyrja e saj në politikë do të ishte e vonuar.

Goditja e Berishës në gjykimin tim erdhi si pasojë e dy akteve politike në dy muajt e fundit. E para ishte marrja e grupit parlamentar të PD-së me 44 deputetë. Dhe e dyta, ishte Kuvendi i 2 Dhjetorit ku Berisha u votëbesua. Sipas statutit të PD pas zgjedhjeve lokale, kryetari që humbet zgjedhjet votëbesohet dhe pas zgjedhjeve të përgjithshme, kryetari që humbet largohet dhe nuk ka të drejtë rikandidimi. Kur e kemi bërë në Kuvendin e 11 Dhjetorit e kemi cilësuar si neni Basha se vetëm ai nuk ik sa herë humbet. Dhe si pasojë e këtyre dy akteve politike, mendoj se Rama me fraksionin e tij brenda drejtësisë së re, i dha këtë goditje politike Berishës. Ne nesër kemi mbledhjen e kryesisë së PD-së ku do të marrim disa vendime që do të lidhen dhe me të ardhmen e opozitës dhe PD. Sa i takon zonjës Malltezi, e cila diskutoi në Kuvendin e PD-së, në gjykimin tim, Malltezi është e vonuar në politikë dhe e djathta e ka traditë trashëgiminë politike. Nuk ka asnjë lloj gjëje të keqe dhe nuk duhet të kemi një goditje politike pse ajo është e bija e Sali Berishës. Nuk i di ambiciet që mund të ketë zonja Malltezi për të qenë e para e PD-së por unë e gjykoj që shfaqja për opinionin publik e zonjës Malltezi është e vonuar”, u shpreh Hoxha.

Ai paralajmëroi se deputetët opozitarë do ta vazhdojnë mosbindjen civile edhe në rrugë.

E para PD sapo e votëbesoi kryetarin e saj. Nuk do të thotë se pse SPAK ka kërkuar një masë, Berisha të ikë si kryetar i PD-së. Këtu është goditur kryetari i opozitës dhe padiskutim çdo gjë do të marrë përgjigjen e merituar. Do të diskutohet ecuria e mosbindjes civile në vend. Atë që deputetët kanë nisur në parlament do të implementohet edhe në sheshe”, shtoi Hoxha në “ABC News”.

argita berisha indrit hoxha mosbindja civile

Lini një Përgjigje