
Deputetët e përjashtuar të opozitës po përpiqen të hyjnë me forcë në sallën e Kuvendit, ku sot mbahet seanca e radhës plenare.
Gazment Bardhi dhe deputetët e tjerë janë përplasur me Gardën, që po qëndron në hyrje të godinës së Kuvendit.
Si gjithmonë protagonisti kryesor ishte Flamur Noka, i cili theu edhe xhamat e derës së Kuvendit, teksa po përplasej fizikisht me Gardën.
Teksa deputetët e tij përpalseshin me Gardën, ish-kryeministri Sali Berisha i shoqëruar nga besniku i tij Edi Paloka po mbikyqurnin situatën nga larg.
Në seancën e sotme plenare parashikohet të miratohet edhe ndryshimi i rregullores në Parlament, që rrit deri në 60 ditë ditët e përjashtimit për deputetët të cilët shkelin rregulloren e Kuvendit.
Deputetët e përjashtuar të PD janë:
Gazment Bardhi
Sali Berisha
Flamur Noka
Edi Paloka
Albana Vokshi
Elda Hoti
Ervin Salianji
Bledion Nallbati
Asllan Dogjani
Lefter Gështenja
Isuf Çelaj
Luan Baçi
Xhelal Mziu
Lini një Përgjigje