TAGS-AT E JAVËS

Politike14 Dhjetor 2023, 09:31

Flamur Noka sherr me grushte me punonjësit e Gardës: Hap rrugën

Shkruar nga Pamfleti

Flamur Noka sherr me grushte me punonjësit e Gardës: Hap rrugën

Deputetët e Rithemelimit janë përplasur me punonjësit e gardës para ambienteve të Kuvendit dhe kanë tentuar që të futen brenda.

Flamur Noka, i përjashtuar nga seanca plenare pas kaosit të shkaktuar në Kuvend, ka tentuar që të largojë me dhunë punonjësin e gardës.

Noka në tentativë për tu future brenda në parlament ka thyer xhamin e derës së Kuvendit. Ai është përplasur me punonjësit e gardës, të cilët më pas e kanë larguar.

‘A jenu republikë private apo jemi në burg! Lini këto që nuk janë përjashtuar’- tha Noka.
Në ndihmë i shkoi edhe deputeti Xhelal Mziu.

 

 

flamur noka

Lini një Përgjigje