TAGS-AT E JAVËS

Politike14 Dhjetor 2023, 09:37

Dashnor Sula si 'Spiderman', hidhet mbi punonjësit e Gardës

Shkruar nga Pamfleti
Dashnor Sula si 'Spiderman', hidhet mbi punonjësit e Gardës
Dashnor Sula hidhet mbi punonjësit e Gardës

Deputetët e përjashtuar të opozitës kanë vijojuar që të krijojnë kaos në parlament dhe këtë herë skena e dhunës është zhvendosur jashtë ambienteve të Kuvendit.

Dashnor Sula, deputet i grupimit të Bardhit, ka tentuar që të kapërcejë rrethimin e Gardës në mënyrë që të futet në Kuvend.

Ai është hedhur mbi punonjësit i ndihmuar edhe nga kolegët dhe ka tentuar të futet.

Sula: Kjo është çmenduri.

Bardhi: Ky është deputet dhe duhet të hyjë në Kuvend

Vokshi: Na jep urdhrin e shkruar sepse unë nuk jam e përjashtuar.

Sula: Të provokojnë në këtë farë feje sa nuk di cfarë ti bësh. Ti hipësh sipër edhe prapë nuk të lënë. Këta duan vetëm një parlament. Të qeverisë PS, se janë mësuar 45 vjet. Mos u ngopshin, farë qeni.

Korreshi: Ore nuk jemi të përjashtuar, hape derën.

Sula nuk është pjesë e deputetëve të përjashtuar.

Sot pritet edhe miratimi i rregullores së re, ku deputetët që krijojnë kaos rrezikojnë përjashtim me 2 muaj. 

Ditën e sotme ishte parashikuar miratimi i marrëveshjes për emigrantët me Italinë, por Gjykata Kushtetuese ka marrë në shqyrtim padinë e deputetëve Berisha-Bardhi duke pezulluar kështu ratifikimin në Kuvend deri me daljen e një vendimi.

kuvend kaos dash sula

Lini një Përgjigje