TAGS-AT E JAVËS

Politike14 Dhjetor 2023, 10:18

Dash Sula kalon Gardën dhe hyn në sallën e Kuvendit: O plehra, pse vetëm ju dini të qeverisni

Shkruar nga Pamfleti
Dash Sula kalon Gardën dhe  hyn në sallën e Kuvendit: O plehra,
Dashnor Sula

Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula pas shumë përpjekjeve ka arritur të futet brenda parlamentit.

Me tone të ashpra ai u është drejtuar socialisteve, të cilët ishin ulur në vendet e tyre. Ai thotë se kjo është kafshëri dhe jo sjellje njerëzore.


“O plehra, ju dini të qeverisni, jeni më të mirët më të bukurit. Ne jemi hajdutët, rrugaçet. Se jemi njerëz. Kjo është kafshëri sjellje, nuk është njerzillik, kafshëri”, tha Sula.

Seanca e sotme parlamentare është shoqëruar me tensione dhe përplasje, fillimisht jashtë ambienteve të parlamentit.

Deputetë të PD kanë tentuar të futen brenda parlamentit, por nuk janë lejuar nga garda. Kjo sjellë edhe përplasjet, ku është thyer edhe një pjesë e derës së Parlamentit.

 

dashnor sula garda

Lini një Përgjigje