TAGS-AT E JAVËS

Politike21 Mars 2024, 16:09

"Dëmton buxhetin e varfër të shqiptarëve", Shehu: Shkatërrimi i Portit të Durrësit, akt antikombëtar

Shkruar nga Pamfleti

"Dëmton buxhetin e varfër të shqiptarëve", Shehu:

Deputeti i PD-së Tritan Shehu, në fjalën e tij në parlament, deklaroi se shkatërrimi i Portit të Durrësit është akt antikombëtar.

Shehu theksoi se shkatërrimi i portit më të rëndësishëm në vend është sinkron me interesat kineze e ruse në rajon. Ai tah më tej se akte të tilla dëmtojnë rëndë buxhetin tonë të varfër, duke varfëruar më tej sektorët social, shëndetësinë e varfër e anti-sociale.

"Shkatërrimi i Portit të Durrësit, akt anti kombetar! Sinkron me interesat Ruse e Kineze në Rajon. Akt i denjë për regjimet, që shkaterrojnë vlerat, historinë, interesat e vendit! Shqipëria kështu humb prioritetin në Adriatik. Trafiku i kalon Malit të Zi, ku interesat Ruse e Kineze janë të forta.

Akte te tilla nuk mund të ndodhin në vendet demokratike, së paku do të duhej një Referendum. Dëmton gjithashtu rëndë buxhetin tonë të varfër, duke varfëruar më tej sektorët social, shëndetësinë e varfër e anti-sociale në vendin tonë. Shqiptarët duhet t’i kundërvihen këtyre proceseve të errëta e të rrezikshme", tha Shehu.

shehu porti i durresit shkaterrim aklt antikombetar

Lini një Përgjigje