TAGS-AT E JAVËS

Politike21 Mars 2024, 15:31

Fatos Klosi: Sali Berisha po bën luftë për të shpëtuar fëmijët nga burgu, koha që Basha të flasë për "21 Janarin"

Shkruar nga Pamfleti

Fatos Klosi: Sali Berisha po bën luftë për të shpëtuar

Ish-kreu i Shërbimit Informativ Shtetëror, Fatos Klosi ka komentuar situatën politike në vend, ndërsa ka hedhur akuza të forta në adresë të ish-kryeministrit Sali Berisha dhe jovetëm. I drejtpërdrejtë në atë që thotë, zoti Klosi theksoi se Sali Berisha po bën luftë për të shpëtuar fëmijët nga burgu, ndërkohë që tregoi edhe provat sa i takon masakrës së “21 janarin” që do të tronditin vrasësit dhe çfarë pa ditën e protestës në vitin 2011. Po ashtu, ish-kreu i SHISH flet edhe për rolin e Lulzim Bashës për demaskimin e ish-kryeministrit si organizator i ekzekutimeve në bulevard gjatë protestës së 21 janarit të vitit 2011. Sipas tij, “21 janari” është mua është përgjegjësi e Berishës dhe nuk guxonte njeri që të dilte mbi të gjatë kohës që ai ishte në pushtet.

-Zoti Klosi, ka sjell shumë reagime lajmi se do të investohet në Sazan, ju si e keni parë këtë?

Çdo fakt qoftë ai negativ ose pozitiv në këtë vend bënë diskutime. Opozita ka kundërshtuar të shumicën e atyre që pozita ka dashur të bëjë, kryeministri e tha se do të diskutohet sipas rregullave dhe ligjit. Ne jemi qarë se pse nuk ka investime të huaja në vend, të gjitha palët janë ankuar. Është shpresuar shumë për të pasur investime të huaja, sepse ajo është pata që vjen nga jashtë dhe sigurisht hap vende të reja pune. Ata që investojnë vijnë për të fituar, por fiton edhe vendi ynë sepse punohet dhe ndërtohet, sepse shteti vjel taksa nga ato. Investuesit që vijnë këtu punësojnë njerëz.

-Thuhet se nuk është bërë një këshillim paraprak për këtë projekt ?

Ky është parapraku, sepse edhe Rama e tha do të shqyrtohet. Lexova lloj-lloj skenarësh në fakt. Këtu luftohet fortë për pushtetin sepse pushteti i ka bërë të pasur njerëzit.

-Edhe në kohën e ish-kryeministrit Meta ka pasur një iniciativë të ngjashme, por reagimi publik bëri që të stopohej?

Reagimi publik nuk ka vendosur kurrë në këtë vend. Ka ndodhur që ata që e nismë nuk patën interes. Reagimi publik ka qenë vetëm kur do të vinin armët kimike në Shqipëri dhe pati një reagim të gjerë publik, aq sa e detyruan edhe kryeministrin në atë kohë që të  tërhiqej nga ai projekt dhe e mori Italia që është një vend që kujdeset për mjedisin më shumë se sa ne. Vetëm ai rast ishte që ka funksionuar, rastet e tjera asnjëherë.

-Vendimi që mori  Gjykata e Lartë për “21 janarin”, që tashmë e ka marr SPAK, a mundet SPAK që të hetoj një krim të tillë?

Nëse do sigurisht që mund të arrijë. Ajo ngjarje është trajtuar dhe më herët dhe janë dënuar disa njerëz që janë të dorës së dytë, ata njerëz nuk kanë gjuajtur me vullnetin e vet. Ata e dinë që arma nuk përdoret në turma. Kam qenë vet në Bulevard dhe pak metra pas meje u vra njëri nga ata 4 peronat dhe e pash që ato armë u përdoren që Berisha të tregojë se ishte ai që e bënte zap këtë vend. Është një ngjarje e vështirë për tu hetuar sepse kanë qenë kryeministri i implikuar, u zhdukën provat e Kryeministrisë.

-Mendoni se shërbimet e huaja kanë prova lidhur me këtë ngjarje?

Se besoj se ata kanë prova në lidhje me një demonstratë që bëhet këtu. Unë mbaj mend mirë që garda u mbajt brenda kryeministrisë edhe ata që ishin lënduar u dha ndihma atje brenda që të mos kishin kontakt me njerëzit jashtë. U mbyll duke u dhënë dënime të thjeshta atyre 3 ose 4 njerëzve që mendohet se kishin qëlluar.

-Si e parashikon se do të shkon?

Një hap i parë u bë, Basha tha unë skam dhënë urdhra kurrë, kështu që kush mbetet që të jap urdhra të tillë. Ai e kaloi topin tek Berisha. E kaloi se është armik  me të apo se shpëtoj veten, këto mund të thotë ai. SPAK duhet që të ndjek linjën e zinxhirit komandues. Basha e kishte herën e parë që dha një sqarim për 21 janarin, edhe pse në atë kohë ishte ministër e kam parë ishte në tarracën e kryeministrisë dhe po shihte me dylbi. Berisha u mburr tha unë jam brenda atje, pastaj për çadrat pistoletë. Për mua është përgjegjësi e Berishës dhe nuk guxonte njeri që të dilte mbi të, çdo gjë është bërë me urdhra verbal. Kanë kaluar shumë vite, por nuk e pengon daljen e të vërtetës, janë zhdukur shumë fakte, po ata që janë përgjegjës për këtë punë i dinë këto gjëra.  

-A do jetë “21 janari” çështja që do ta nxjerr nga politika?

Janë aq shumë çështje në kurrizin e tij sa i dal është nga politika. Ai është i izoluar dhe në këto dy vite ka treguar se po lufton për veten dhe për familjen e tij. Shqetësimi më i madh janë fëmijët e tij, ai nuk ka asnjë meritë. Ai ka meritën që krijoi një sistem politik konfliktual që nuk është në asnjë nga vendet  e lindjes që pozita dhe opozita të kacafyten në parlament ashtu si kanë bërë kohët e fundit. Ai krijoi një sistem politik konfliktual.

-Cilat janë dosjet më të rëndësishme që është duke hetuar SPAK?

I di SPAK ato. Ne dëgjojmë këto që thuhen në media dhe populli i dëgjon ato, bëjnë muhabete dhe bëjnë politikë në tavolina në kafe. Duket qartë se edhe mediat janë ndarë në dy kampe, media po bënë lojën e saj nuk është ajo që përfaqëson opinion publik dhe që jep lajme të vërteta.

 -Si funksionin bashkëpunimi mes shërbimit inteligjent dhe strukturave të drejtësisë?

Sot se di se si funksionon, por puna e SHIK është sekret prandaj quhet shërbimi inteligjencës. Në kohën tonë ishte tjetër frymë dhe tjetër entuziazëm, ne patëm një marrëdhënie të mirë me institucionet që lidhen me sigurinë në këtë vend. Unë nuk kisha nevojë që të merrja udhëzime nga kryeministri nëse do bashkëpunoja ose jo, sepse është kryeministri që cakton prioritet e punës. Kemi pas marrëdhënie të mira, derisa politika e përzuri edhe prokurorin e përgjithshëm edhe mua.

-Riaktivizimi i ushtrisë ushtarake a garantohet dot përveç strukturave të tjera edhe nga shërbimi informativ?

Nuk ka punë shërbimi informativ, predhat shiten në të gjithë botën, sot ka reklamë për ato. Armët e dorës, pistoleta dhe pastaj predha sepse ato janë ato që konsumohen në rast të një konflikti apo stërvitje dhe ato rinovohen. Ne furnizues kishim Kinën dhe ishte larg nga ne, kështu që ishte mirë që disa gjëra ne ti prodhonim vet.

-A mendoni se shërbimet sekrete ruse kanë ndikim në Shqipëri?

Shërbimi rus është shërbim botërore, kudo që kanë interes kanë edhe shërbimin e tyre. Në kohën tonë kishim në vëmendje kishim piketuar disa njerëz, edhe sot Ballkani perëndimor është zonë me interes nga risët. Ata kanë pasur interes të dilnin në Mesdhe, sepse është rajon i lakmuar. Edhe perëndimi e di këtë dhe po përpiqet që të furnizojë Ukrainën  me armë. Kërkohet që procesi ynë i integrim po përshpejtohet për hatër të kësaj dhe ne duhet që ta shfrytëzojmë, edhe për Kosovën ka qenë pozitiv.

-A ka sot informator në radhët e shërbimit që aderojnë që nga koha e komunizmit, duke u nisur nga fakti që agjentët janë të përjetshëm?

Jo nuk janë të përjetshëm ata. Ata sot nuk janë më agjent të shërbimit, por janë agjent për këtë çështje të caktuar ose në këtë fushë. Agjentët e vjetër kanë pension nuk janë më sot aktiv. 20 vjet më parë kur unë mora shërbimin kishte të tillë dhe ne na duheshin për eksperiencën në metodat e punës dhe jo fenomenet që do të ndiqeshin. /Gazeta Sot

Lini një Përgjigje