TAGS-AT E JAVËS

Politike21 Mars 2024, 15:25

Meta kritika pas pazareve në Kuvend: Reforma zgjedhore e nevojshme, të garantohet vota e diasporës

Shkruar nga Pamfleti

Meta kritika pas pazareve në Kuvend: Reforma zgjedhore e nevojshme, të

Ilir Meta duket se vijon të jetë i distancuar nga PD. Pas bashkimit të Bardhit me Berishën ai është tërhequr, teksa sot ka lëshuar kritika sa i takon reformës zgjedhore.

Sipas tij, duhet me patjetër vota e emigrantëve dhe ndryshimi i sistemit zgjedhor.

"Problem themelor në çështjen e zgjedhjeve inkriminimi i qeverisë i vërtetuar nga të gjitha raportet, të cilat nuk janë adresuar aspak dhe në mënyrë të qëllimshme, partia e lirisë është për të garantuar urgjentisht votën e emigrantëve sepse janë ata që po mbajnë prindërit dhe të afërmit e tyre dhe po goditen nga kursi kriminal i deformuar, ne do bëjmë çdo gjë për të garantuar votën e tyre në zgjedhjet që sapo po vijnë. Jemi për lista të hapura reale, jo me truke që nuk I shërbejnë zgjedhjes së vërtetë të qytetarëve”, tha Meta.

Lini një Përgjigje