TAGS-AT E JAVËS

Politike21 Mars 2024, 13:26

Sula ironizon, shkon me domate në foltore: Ne jemi populli i thjeshtë, nuk shkojmë si ju tek Nusreti

Shkruar nga Pamfleti

Sula ironizon, shkon me domate në foltore: Ne jemi populli i thjeshtë,

Deputeti i opozitës, Dashnor Sula shkoi me domate në foltoren e Parlamentit në seancën e sotme.

Gjatë fjalës së tij, ai ka ironizuar duke thënë se "ne jemi populli i thjeshtë domate hamë, nuk shkojmë tek Nusreti".

Më tej deputeti Sula ka vijuar me kritikat ndaj ministres Ibrahimaj dhe Denaj për subvencionet për bujqit dhe fermerët, ku e cilësoi skemën e TVSH-së si një dëm i madh.

"Mos harroni ju gjithë mazhoranca që jam i bindur që skemat e juaja për subvencionet janë të dështuara. I thoni gjithë blegtorëve që sot do të keni 100 dele të merrni subvencionim. Dhe e keni tavanin me 300 kokë të imta. Si do ta stimuloni. Sot prodhimi i qumështit në Republikën e Shqipërisë konsumohet për shkak të atyre që kanë dy apo 5 lopë. Duhet të kesh 50 koshere bletë që të marrësh fonde. Po të kesh 49 nuk i merr. Nëse kemi 4 fermerë që bashkohen me 10 lopë, ju keni futur skemën e TVSH-së. I cili është një dëm i madh. A e dini që ju rajoni dhe Evropa e kanë TVSH deri në 6% ju e keni bërë me 20%. Rrit automatikisht çmimin për qytetarët? Pse duhen bërë skema të tilla?", tha Sula.

Lini një Përgjigje