TAGS-AT E JAVËS

Politike16 Dhjetor 2025, 14:34

Demokrati zbulon përplasjen me Nokën në mbledhjen e Kryesisë: Ka zbehur figurën e sekretarit, njerëzit nuk e duan! 

Shkruar nga Pamfleti
Demokrati zbulon përplasjen me Nokën në mbledhjen e
Bislim Ahmetaj

Anëtar i Kryesisë së Partisë Demokratike, Bislim Ahmetaj ka zbuluar detaje nga debatet e forta të zhvilluara brenda strukturave drejtuese të PD-së.

Ai tha se përplasja me sekretarin e përgjithshëm Flamur Noka lidhet me nevojën për ndryshim dhe rifitim të besimit brenda partisë.Sipas tij, Flamur Noka “ka humbur besueshmërinë” dhe perceptimi për rolin e sekretarit të përgjithshëm nuk është pozitiv te një pjesë e madhe e anëtarësisë.

“Sekretari i përgjithshëm është një peshë shumë e rëndë dhe kërkon një figurë të hapur, koherente dhe gjithëpërfshirëse”, theksoi Ahmetaj për "A2 Cnn".

Ahmetaj vlerësoi gjestin e nënkryetarit Agron Gjekmarkaj, i cili propozoi dorëheqjen si akt qytetar dhe institucional, por që sipas tij nuk u pranua dhe as u diskutua seriozisht.

“Partia nuk e njeh institucionin e dorëheqjes, ndërkohë që ky akt çliron energji pozitive dhe krijon besim te qindra mijëra demokratë”, u shpreh ai.

Një tjetër pikë e fortë e debatit në kryesi ishte edhe çështja e Avokatit të Popullit.

“Këta e konsiderojnë aksesor, është institucion shumë i rëndësishme që nga emri dhe që nga puna. Pse s’e ka bërë punën kurrë është histori tjetër, se këtu s’bën punë askush, por po ta bëjë punën, Avokati i Popullit është një referencë e jashtëzakonshme për ndërkombëtarët, është një referencë e jashtëzakonshme për qytetarët”, tha Ahmetaj.

flamur noka partia demokratike

Lini një Përgjigje