TAGS-AT E JAVËS

Politike30 Prill 2025, 10:08

Dëmi nga partitë e Shehajt, Alibeajt dhe Bashës, Jorida Tabaku: Ata kanë ambicie vetëm për kryetar

Shkruar nga Pamfleti
Dëmi nga partitë e Shehajt, Alibeajt dhe Bashës, Jorida Tabaku:
Kandidatja e PD në listën e hapur në Qarkun e Tiranës, Jorida Tabaku

Kandidatja e PD në listën e hapur në Qarkun e Tiranës, Jorida Tabaku, e ftuar në "Quo Vadis" të moderatores Pranvera Borakaj  ka folur për situatën zgjedhore, dhe forcat politike të dala nga PD.

E pyetur se sa e dëmtojnë PD-në eksponentët e saj të larguar tashmë dhe që kanë krijuar parti të reja si Basha, Shehaj dhe Alibeaj, Tabaku tha se të gjithë këta paskan patur vetëm një ambicie të bëhen kryetarë, por oferta e vetme për qytetarët është PD.

Pjesë nga biseda:

Borakaj: Plus apo minus një listë me kaq shumë aleatë?

Tabaku: Në 2021 bëmë gabim në ndarjen me LSI, Jemi në betejë dhe do të maksimizojmë votën.

Borakaj: Forcat e reja, një pjesë të dala nga PD mendoni se do ju gërryejnë?

Tabaku: Është në të drejtën e tyre të kenë ambicie personale. Në këtë PD të gjithë paskan patur ambicie të jenë kryetarë. Për shqiptarët ka vetëm një ofertë është vetëm PD. Edhe po nuk u pëlqeu Jorida le të voptojnë Ildën. Vota patjetër duhet të jetë për PD dhe kandidatët e saj. Çdo votë tjetër jashtë kësaj, thjeshtë zvogëlon kuotën opozitare dhe ndihmon qeverisjen.

 

jorida tabaku: ata kanë ambicie vetëm për kryetar

Lini një Përgjigje