
Publikohen të dhënat e sondazhit të dytë të realizuar nga kompania e njohur amerikane “McLaughlin and Asociated”.
Sondazhi është realizuar në 15 ditët e fundit të prillit, ndërsa të dhënat u publikuan në emisionin Top Story.
Referuar të dhënave të sondazhit, nëse zgjedhjet do të mbaheshin sot, PS do të votohej nga 48.9% e zgjedhësve, ndërsa PD do të votohej nga 34.4%. Krahasuar me sondazhin e parë ka një rritje të Partisë Mundësia të Agron Shehaj dhe një rënie të koalicionit ‘Nisma Shqipëria Bëhet’ që drejtohet nga Adriatik Lapaj dhe Andri Shabani.
Pyetja: Pavarësisht se si keni votuar në zgjedhjet e prillit 2021, nëse sot do të mbaheshin zgjedhjet parlamentare, për cilën parti do të votonit?
PS – 48.9%
PD – 34.4%
Koalicioni Euroatlantik – 0.9%
PSD – 2.9%
Nisma Shqipëria Bëhet – 4.2%
Lëvizja Bashkë – 1.1%
Mundësia – 5%
Partitë e tjera – 0.4%
Të pavendosur/Refuzoj – 2.2%
Krahasimi me sondazhin e parë:

Lini një Përgjigje