TAGS-AT E JAVËS

Politike29 Prill 2025, 22:30

“Me këmbë në tokë, 300 mijë në kuti”, Lapaj për Ramën: Do e çojmë në opozitë!

Shkruar nga Pamfleti

“Me këmbë në tokë, 300 mijë në kuti”,

300 mijë vota në kuti! Është ky jo vetëm slogani, por edhe objektivi “me këmbë në tokë” i Koalicionit opozitar “Nisma Shqipëria Bëhet” që udhëhiqet nga Adriatik Lapaj.

Sonte në “Opinion” ai tha se i qëndron me bindje deklaratës së mëparshme, se kjo forcë do e çojë vendin në zgjedhje të parakohshme. Vendim ky, për 3 arsye kryesore!

“Unë mund të kem shumë gabime në jetë, nuk jam perfekt. Por një gjë është e sigurt, i them gjërat publikisht se jam i bindur. Jo për arrogancë, destabilitet, po për 3 arsye. Në këtë vend jemi koshientë që presionohet administrata. E dyta, jemi dëshmitarë që ekziston fenomeni i shit-blerjes së votës dhe ndërlidhja e të fortëve me politikën. Dale, javën e fundit do i shihni! SPAK ka bërë punë të mirë, por fenomeni ekziston. Nëse ekzistojnë këto 3 fenomene, do të thotë që zgjedhjet janë të bëra pis. Prandaj ne duam votëbesimin dhe do krijojmë një qeveri tranzitore, asnjë parti s’do ketë monopolin e dhunimit të administratës. Krimi e të fortët mos të kenë më mbështetje politike”, tha ai.

Qasja “armiqësore” ndaj Partisë Socialiste sipas tij, do të qëndrojë e palëkundur.

“Votat nuk janë thasë me çimento. Unë mendoj që elektorati shqiptar është vënë përballë tifozerisë sepse nuk është trajtuar alternativa si mundësi. Nuk jemi duke i marrë asnjë votë askujt! Nëse do jetë në dorën tonë, Rama do shkojë në opozitë. I sigurt si vetë jeta dhe vdekja! Nëse do varet nga ne, do bjerë nga pushteti”, tha Lapaj.

Lini një Përgjigje