TAGS-AT E JAVËS

Politike18 Janar 2024, 18:51

Dekreti për komisionet hetimore, Basha i përgjigjet Ramës: Ke frikë nga zbulimi i aferave

Shkruar nga Pamfleti

Dekreti për komisionet hetimore, Basha i përgjigjet Ramës: Ke

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka reaguar pas qëndrimit që mbajti kryeministri Edi Rama mbi dekretin e presidentit për komisionet hetimore.

Begaj dekretoi ligjin që kufizon komisionet hetimore, por opozita u hodh në sulm ndaj tij. Rama dënoi sulmet, por Basha ka reaguar duke thënë se këto janë makinacione për të mos lejuar komisionet hetimore.

Ai që nuk ka asgjë për të fshehur nuk i trembet transparencës. Makinacionet e Edi Ramës për ti pamundësuar opozitës transparencën e aferave korruptive përmes komisioneve hetimore tregojnë frikën e tij nga e vërteta. Por transparenca për aferat korruptive ku është zhytur sot qeveria, që po varfëron dhe detyron shqiptarët të largohen do të bëhet me patjetër. Sot gjysma e qeverisë është në dyert e drejtësisë e prapa hekurave, dhe të gjithë ata që kanë abuzuar, së shpejti do të japin llogari për aferat e tyre korruptive. Kohës së pandëshkueshmërisë po i vjen fundi, kartonat e Edi Ramës nuk e ndalin dot”, shkruan Basha.

 

Lini një Përgjigje