TAGS-AT E JAVËS

Politike18 Janar 2024, 18:37

Çështja e emigracionit, Rama nga Gjermania: Sfidë që kërkon përgjigje mbarë evropiane!

Shkruar nga Pamfleti

Çështja e emigracionit, Rama nga Gjermania: Sfidë që

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama gjatë vizitës në Bavari të Gjermanisë, ka mbajtur një konferencë të përbashkët për shtyp me Kryeministrin bavarez, Markus Söder, Presidentin e EPP dhe liderin e grupit të EPP në Parlamentit Europian, Manfred Weber dhe Kryetarin e grupit parlamentar të CSU për Bavarinë, Klaus Holetschek.

Gjatë fjalës së tij, Rama tha se Emigracioni ishte një nga pikat kyçe të bisedës me homologun bavarez, Markus Söder.

Duke sjellë në vëmendje marrëveshjen me Italinë, Rama tha se kjo problematikë duhet të ketë një zgjidhje Europiane. Ai shtoi më tej se Shqipëria nuk është një zgjidhje, por sigurisht mund të jetë një kontribuues.

Shqipëria nuk është zgjidhja sepse jemi shumë të vegjël dhe nuk kemi mjetet për të qenë zgjidhja dhe së dyti sepse zgjidhja nuk është as në duart e një vendi të madh, por Shqipëria mund të bëjë pjesën e saj për të kontribuar në këtë zgjidhje, si çdo vend evropian, pasi kjo sfidë kërkon një përgjigje mbarë europiane, çdo përpjekje e veçuar është e dënuar për të sjellë pasoja të pariparueshme, e gjithë familja evropiane duhet të jetë së bashku dhe për një përgjigje të vetme, dhe jo të veçuara që nuk lidhet me brezat e ardhshëm, por me politikën e ditës.

Dallimi mes djemve dhe burrave në detyrë është se djemtë duan të tregojnë diçka, burrat duan të bëjnë diçka dhe kjo është ajo çfarë vendet duhet të bëjnë kur varen nga qeveritë që kanë. Ne duam të jemi pjesë e zgjedhje”, tha Rama.

rama

Lini një Përgjigje