Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar ashpër ndaj ish-deputetit të PD-së, Dashnor Sula, pas marrjes së postit të Kryeinspektorit të Përgjithshëm nga qeveria Rama.
Berisha e cilësoi Sulën si tradhtar, duke e lidhur pranimin e detyrës si bashkëpunim me kryeministrin Edi Rama. Ai përdori terma të rëndë politikë, duke e përshkruar ish-deputetin demokrat si “mollë të kalbur”.
Sipas Berishës, veprimi i Sulës përbën një shkelje të rëndë të besimit politik dhe moral ndaj mbështetësve të Partisë Demokratike.
“Nëse tradhtia ndaj atdheut ndihet e larë, edhe tradhtia ndaj idealeve më të shenjta të demokracisë nuk ka pse të mos quhet tradhti e lartë. Është absolutisht e njëjta gjë në doktrinë”, deklaroi Berisha.
Berisha theksoi se mbështetja e vazhdueshme e strukturave dhe elektoratit demokrat ndaj Sulës për vite me radhë, e bënedhe më të rëndë aktin e kryer.
“Të tradhtosh ata të cilët burra dhe gra fisnikë kanë 12 vjet që s’të kthejnë shpinën, por të mbështesin me gjithë gabimet, dhe të dalësh në kohën më të zezë të Ramës dhe të kapësh flamurin e zi të Ramës, ke kryer aktin më të lartë të tradhtisë”, u shpreh Berisha.
Berisha theksoi se emërimi i Sulës konfirmon, sipas tij, natyrën e vërtetë politike të ish-deputetit.
“E kuptoni vetë se çfarë mollë e kalbur ka qenë”, tha Berisha.
Po ik or loqe. Ti je peme e kalbur. More ne qafe nje brez. Komunist i pandreqshem. Liro rrugen plak matuf