Nga tentativa për të frenuar SPAK-un te përplasja institucionale, zgjidhja më racionale mbetet largimi i kryeministrit dhe krijimi i një qeverie të re socialiste për të shpëtuar stabilitetin dhe rrugën europiane të vendit...
Kriza institucionale e krijuar nga Edi Rama nuk lindi si konflikt politik klasik, por si përpjekje për të bllokuar avancimin e SPAK drejt zyrës kryeministrore. Tentativa për të marrë një zgjidhje afatgjatë përmes Gjykatës Kushtetuese dështoi dhe u kthye në bumerang, duke thelluar përplasjen dhe izolimin institucional. Në këtë situatë, skenarët e zgjedhjeve të parakohshme apo qeverive teknike rrezikojnë të shtyjnë krizën, jo ta zgjidhin atë. Alternativa më funksionale mbetet hapja e rrugës për një kryeministër të ri socialist, me mbështetje parlamentare, që të garantojë stabilitet, të respektojë pavarësinë e drejtësisë dhe të rikthejë fokusin te reformat dhe integrimi europian, duke mbyllur një kapitull politik që tashmë i përket së shkuarës.
Edi Rama e shkaktoi këtë krizë institucionale me objektivin për të shpëtuar veten nga avancimi i SPAK drejt zyrës së kryeministrit.
Siç e ka deklaruar vetë, me kërkesën drejtuar Gjykatës Kushtetuese, Rama synoi të jepte një zgjidhje jo për një rast konkret, por përfundimtare dhe afatgjatë.
Pas vendimit pa vendim të Gjykatës Kushtetuese, kriza iu rikthye në fytyrë kryeministrit, duke e lënë atë pa rrugë të mesme.
Zgjidhja e krizës ka disa shtigje, nga hapja e një krize politike dhe shkuarja në zgjedhje, te krijimi i një kabineti ekspertësh apo i një qeverie teknike, siç e quan Sali Berisha, apo edhe skenarë të tjerë.
Megjithatë, rruga më efikase për zgjidhjen e kësaj krize është hapja rrugë nga vetë kryeministri, duke i lënë vend një kryeministri të ri socialist, i cili të ngrejë një qeveri përfaqësuese me politikanë të papërlyer, duke respektuar shumicën e madhe parlamentare që ka Partia Socialiste.
Kjo qeveri e re duhet të ndërmarrë menjëherë reformat e domosdoshme që i nevojiten vendit dhe, nga ana tjetër, të kryejë të gjitha hapat e duhur për të ecur drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian.
Që prej mbrëmjes së djeshme janë dhënë disa “receta” për këtë rast, por në realitet të gjitha rezultojnë ose shtyrje të krizës, ose ngecje e saj.
Natyrisht, opozita ka të drejtë të brohorasë “urra”, por edhe të kërkojë revansh përmes zgjedhjeve të parakohshme.
Në thelb, megjithatë, nuk jemi përballë një krize thjesht politike, por një krize morale dhe institucionale. Hapja e rrugës për një kryeministër socialist, me mbështetje të plotë nga mazhoranca parlamentare, do të krijonte një precedent pozitiv, pasi ndërkohë që qeveria punon, debati politik zhvillohet në Kuvend, qoftë edhe i ashpër, mes Edi Ramës dhe Sali Berishës.
Kjo zgjidhje nuk mbyll thjesht një vrimë, por hap një rrugë të re, të lirë për një ecje normale politike, ndërkohë që problemet e kësaj mazhorance me drejtësinë nuk do të bllokonin as qeverisjen, as zhvillimin normal të vendit.
Çdo zgjidhje tjetër do të ishte e sforcuar dhe me kosto, si për mazhorancën, ashtu edhe për vendin.
Duket qartë se në vendimin e Gjykatës Kushtetuese kanë pasur peshë faktorë të rëndësishëm nga jashtë, ndaj vijimi i krizës vetëm do të shtojë përplasjen dhe do të dëmtojë edhe të ardhmen diplomatike të Shqipërisë.
Nga ana tjetër, një rrugë e re do të hapte portat, së pari për takime të nivelit të lartë diplomatik në BE dhe SHBA, dhe më pas për një stinë të re politike, ku përfundimisht si Sali Berisha, ashtu edhe Edi Rama nuk janë e ardhmja, por e shkuara. Gjë krejt normale, pasi koha ka dialektikën e saj, edhe në kuptimin më natyror./Pamfleti
Zgjidhja e kesaj krize s’mund te vije nga nje shumic e ngjitur ne parlament me vota te grabitura apo te thetersuara dhe nga abuzimi me pushtetet, pasoj e nje superkorrupsioni qe ka gllaberuar te gjith pushtetet, por me nje qeveri teknike gjithperfshirese qe pergatis kushte te barabata e KQZ pa sundim partiak. Maft me skenare te djallit me fytyr njeri, si nje here une e nje here ti qe ta shqyejme ket Shqiperi. Pra Shqiperin e tej martirizuar ne shekuj . Koha e futbollit n’mes nje muti te ndare ne copa, MBAROJE. S’ka lek t’piset e pushtet t’i shpetoj nga banga e DREJTESIS. C’do skenar i peshtir nje marri e fajsi bashke.
Dëgjo pamfleti. Të lexoj me qejf se shikoj tek ju diçka ndryshe që ka filluar të belbëzojë pozitivisht, por në këtë rast unë nuk jam dakort me mendimin tuaj, sepse nuk ka asnjë politikan as majtas e as djathtas, këto që kanë dalë në skenë deri tani, që do të sjellin diçka pozitive. Megjithëatë unë personalisht do të thoja që të gjithë politikanët e deritanidhëm duhet të zhduken nga skena politike, sifomos Edi me Salën që i janë bërë gangrenë shumicës së popullit dhe nuk duan me i pa me sy. Ju si gazetar duhet t’i mëshoni kësaj teorie, duke i diskritituar me fakte që keni plot. Gjithashtu , Spakut duhett’ i kërkohet të hapi dokumentat dhe t’i bëjë publike për Salën Edin dhe Belindën, në mënyrë që populli të zgjohet nga mbidoza politike dhet’ i kapi këto politikanë si në Nepal. Politika shqiptare ka nevojë të domosdoshme për pak të paktën , politikanë atdhetarë që Shqipërisë nuk i mungojnë. Nuk mund të vazhdohet më vetem me politikanët e Ramiz Alisë dhe Nexhmije Hoxhës.Deri tani , në Shqipëri nuk ka drejtuar opozita e vërtetë, pra s’ka pas opozitë reale dhe kështu nuk mund të vazhdohet më gjatë. Unë që po të shkruaj nuk jam as balliste dhe as zogiste , por një intelektuale e djeshme atdhetare, që grerëzat nuk më lanë as të belbëzoja.
Sali Berisha Edi Rama do caktojnë qeverinë teknike? Një qeveri kalimtare me teknicien dhe profesionist me mandat 2 vjeçar , mund të votohet dhe miratohet nga ky parlament pasi të jepet dakortësi nga SHBA dhe Brukseli. Dhe pasi të marin karta biankë nga SPAK që nuk janë nën hetim penal. Me dekret presidencial kreu i shtetit të shpërndaj parlamentin. Edi Rama dhe dora e tij dhe homologët pseudo të djathtë, duhet ti gjejnë mik SHBA dhe Brukselit që mos të gjykohen si organizatë e strukturuar kriminale. Po a hanë mik ata ? Kjo është pyetja 1 milion dollarëshe. Analiza se gjithë popullin e kanë futur në thes Edi me Saliun, i kanë zënë grykën dhe nuk i lëshojnë mund të mos rezultojë e saktë.
Mire….ju thoni….cmendon…..gjatari….Po lepuri lepuri,cmendon..se KJO ka me shum rendesi…O PAMFLET…
Mbrojtja që Edi Rama i ka bërë të pandehurës Belinda Balluku tashmë nuk është vetëm një cështje e brendshme politikë në Shqipëri, por ka mbërritur prej kohësh edhe në Bruksel e kancelaritë europiae të cilat monitorojnë vendin tonë Ndërsa të hënën kryeministri Edi Rama do të udhëtojë në Bruksel për t’u takuar me presidentin e Këshillit të Europës, Antonio Costa, ky takim vjen në një moment kur Shqipëria s’ka mundur ende të marrë Raportin e vlerësimit të standarteve për reformimin e gjyqësorit për kapitujt 23 e 23 i quajtur IBAR. Pa miratimin e këtij raporti nga shtetet anëtare nuk mund të nisë proçesi i mbylljes së grupkapitujve, i tha një burim diplomatik Lapsi.al Prostitutat e shantazhueshem, spiune dhe servile Ambasadori Ferit Hoxha dhe k... e tij Ambasadore Albana Dautllari jane leshuar si qena te rregullojne imazhin, te genjejne e korruptojne autokratet e BE
PATRIOTI: "Zgjidhja e kesaj krize s’mund te vije nga nje shumic e ngjitur ne parlament me vota te grabitura apo te manipuara dhe nga abuzimi me pushtetet, pasoj e nje superkorrupsioni qe ka gllaberuar te gjith pushtetet, por me nje QEVERI TEKNIKE GJITHEPERFSHIRESE qe pergatis kushte te barabarta e KQZ pa sundim partiak, E DAKORTESUAR NGA SHBA. Maft me skenare te djallit me fytyr njeri, si nje here une e nje here ti qe ta shqyejme ket Shqiperi. Pra Shqiperin e tej martirizuar ne shekuj . Koha e futbollit n’mes nje muti te ndare ne copa, MBAROJE. S’ka lek t’piset e pushtet t’i shpetoj nga banga e DREJTESIS. C’do skenar i peshtir nje marri e fajsi bashke". JAM LOTESISHT DAKORT ME PATRIOTIN. KY ESHTE THELBI PER TI DHENE FUND KRIZES TRE DEKADESHE, VERSIONI: QEVERI ME TJETER KRYEMINISTER SOCIALIST ESHTE PESE ME HIC. KETA TE GJITHE JANE NJESOJ SI RAM-MUTI, DALLOJNE VEC NGA STRATEGJITE E PROPAGANDES. SHIHINI SI SILLEN , SI USHTARE RRESHTI TE EDM-UT RAMES, VRAS MENDJEN DHE NUK GJEJ NJE EMER TE DENJE PER KRYEMINISTER NGA SOCIALISTE. JANE TE GJITHE TE TREDHUR DHE TE ETUR PER PARE ME CDO KUSHT. ME SHKON NE MEND SI ME I HAJRIT I SERTI ERION BRACE POR EDHE KY ESHTE I EDUKUAR ME FRYMEN E THELLE TE ENVERIZMIT RAMIZIAN.
Kur populli thërret poshtë zyrës së kryeministrisë së rilindjes së plehrave, mafioze,e zhvatëse të xhepave të taksapaguesve shqiptarë, thërret..O HAJDUT,..një elitë politike e ndershme e europiane,më e pakta që mund të bëjë është që ditën e nesërme të shpërndajë parlamentin dhe të formohet qeveria teknike,dhe vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme.Por këtyre elitave 35 vjeçare të pluralizmit të oligarkisë hajdute e kriminele shqiptare u është bërë lëkura e fytyrës si sholla e këpucës, kështu që nuk shkulen nga vendi pa iu vërshëllyer plumbat para fytyrës Kjo që ndodh në Shqipëri me këta hajdutë në krye është tmerri më i madh,më keq se të jesh i pushtuar..