TAGS-AT E JAVËS

Politike 7 Shkurt 2026, 09:22

Kushtetuesja vendosi pro pezullimit, Rama dhe Balluku pritën orë të tëra në Kryeministri

Shkruar nga Pamfleti
Kushtetuesja vendosi pro pezullimit, Rama dhe Balluku pritën orë
Edi Rama dhe Belinda Balluku

Gjykata Kushtetuese e bëri publik vendimin e saj të premten në mbrëmje, pas një pritjeje të gjatë që përfshiu drejtpërdrejt kryeministrin Edi Rama dhe zëvendëskryeministren Belinda Balluku.

Pas mbledhjes së qeverisë në orët e paradites, Edi Rama qëndroi për një kohë të gjatë në zyrën e tij në Kryeministri. Edhe Belinda Balluku, pas një daljeje të shkurtër, u rikthye në godinën qeveritare në orët e para të mesditës.

Fillimisht u krijua përshtypja se të dy do ta prisnin në Kryeministri vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Megjithatë, zgjatja e procesit përtej orarit të pritshëm dhe mungesa e një njoftimi zyrtar gjatë pasdites, çoi në largimin e tyre nga zyrat përkatëse.

Vendimi u shpall rreth orës 22:00, në një moment kur godina qendrore e qeverisë nuk kishte më aktivitet. Dritat ishin të fikura dhe ambientet bosh, ndërsa lajmi u bë publik jashtë orarit institucional.

Vendimi i Kushteteses për Ballukun

Shpallja e vonuar e vendimit nënvizoi një ditë pritjeje të pazakontë për qeverinë, e cila përfundoi pa praninë e drejtuesve kryesorë në Kryeministri.

Pas rreth 2 muajve e gjysmë, Gjykata Kushtetuese u shpreh sot, 6 shkurt, për kërkesën e paraqitur nga qeveria lidhur me vendimin e Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), e cila në muajin nëntor 2025 vendosi pezullimin nga detyra të Belinda Ballukut, në cilësinë e zëvendëskryeministres dhe ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë.

Pas mbledhjes që nisi që prej orës 11:00, është vendosur që të rrëzohet padia e qeverisë, pasi gjyqtarët kanë votuar 4 pro dhe 4 kundër, duke mos arritur kuorumin e nevojshëm. Kështu, është rikthyer masa e pezullimit nga detyra për Belinda Ballukun, e cila ishte hequr më 12 dhjetor 2025, po me verdikt të kësaj gjykate.

 

kushtetuesja vendosi pro pezullimit rama dhe balluku

Lini një Përgjigje