Presidenti Bajram Begaj mori pjesë në ceremoninë hapëse të Lojërave Olimpike Dimërore, në krah të disa prej liderëve botërorë, përfshi edhe zv.Presidentin Jd Vance dhe Sekretarin e Shtetit, Marco Rubio.
Në Lojërat Olimpike Dimërore, Shqipëria përfaqësohet nga 4 skiatorë. Në një postim në rrjetet sociale, Presidenti Begaj duke uruar 4 sportistët tanë, Lara Colturi, Lisa Brunga, Semire Dauti dhe Denni Xhepa, ka falënderuar edhe Presidentin e Italisë, Sergio Mattarella për mikpritjen.
“I nderuar që së bashku me miq te mirë u mikpritëm nga Presidenti i Republikës Italiane, Sergio Mattarella në ceremonitë zyrtare të hapjes së Lojërave Olimpike Dimërore Milano- Cortina 2026.
Ky është një moment krenarie dhe përfaqësimi dinjitoz për vendin tonë. Uroj që sportistët tanë – Lara Colturi, Lisa Brunga, Semire Dauti dhe Denni Xhepa – të na bëjnë krenarë me paraqitjen dhe shpirtin e tyre garues. Forca Shqipëri!”, ka shkruar Begaj.
Lini një Përgjigje