TAGS-AT E JAVËS

Politike 6 Shkurt 2026, 18:18

Këshilli Mbikqyrës i Bankës së Shqipërisë, Rama çon në Kuvend dy emra

Shkruar nga Pamfleti
Këshilli Mbikqyrës i Bankës së Shqipërisë, Rama
Edi Rama

Qeveria ka miratuar dy nga tre emrat që duhet të paraqesë në Kuvend për pozicionet vakante në Këshillin Mbikqyrës së Bankës së Shqipërisë. Emrat e miratuar në mbledhjen e sotme të qeverisë janë Ervin Mete, ish-ministër i Financave, dhe Jonida Prifti.

Emrat i përcillen Kuvendit për miratim, ndërsa në Këshillin Mbikqyrës të Bankës së Shqipërisë është krijuar vakaca në 6 pozicione.

Nga këto 3 i përkasin Kuvendit, i cili ka nisur edhe seancat dëgjimore me kandidatët, ndërsa Qeveria duhet të propozojë 3 kandidatët e tjerë, dy prej të cilëve janë miratuar sot.

“Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të shkronjës “b”, të pikës 2, të nenit 44, të ligjit nr.8269, datë 23.12.1997, “Për Bankën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave, vendosi:

Propozimin Kuvendit të Republikës së Shqipërisë të dy anëtarëve për Këshillin Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë, si më poshtë vijon:

– Znj. Jonida Prifti;

– Z. Ervin Mete.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare””, thuhet në vendimin e Qeverisë.

Anëtarëve aktualë të Këshillit Mbikqyrës së Bankës së Shqipërisë që i ka përfunduar mandati janë: Luljeta Minxhozi anëtare dhe zëvendësguvernatore e parë, Suela Popa, Edlira Luçi, Ridvan Bode, Artan Hoxha dhe Violeta Staka. Ata janë emëruar në vitin 2018.  Të paktën 3 nga anëtarët aktualë, kërkojnë një tjetër mandat, duke synuar vendet vakante që i përcakton Kuvendi.

Në Kuvend, kandidatët për 3 vakancat në Këshillin Mbikqyrës së Bankës së Shqipërisë, janë:  Adela Karapici, Saimir Mucmataj, Arben Zibri, Matilda Shehu, Eni Xheko, Emis Cerava, Erjona Bejleri, Fatmira Kola, Aleksandër Cavo, Artan Hoxha, Elton Korbi, Holta Zaçaj, Ingrid Konomi, Liljana Mamadhaj, Luljeta Minxhozi, Merita Bejtja, Pajtim Melani, Selami Xhepa dhe Violeta Staka.

 

 

 

edi rama keshilli mbikqyres qeveria

Lini një Përgjigje