TAGS-AT E JAVËS

Politike 6 Shkurt 2026, 12:59

"Rama është në rreth të kuq", Berisha: Po kërcënon integrimin, në BE po shqyrtohet zhbërja e procesit për Shqipërinë

Shkruar nga Pamfleti
"Rama është në rreth të kuq", Berisha: Po
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka dalë në një konferencë për mediat, ku ka ngritur akuza ndaj kryeministrit Edi Rama, duke e akuzuar se po rrezikon të ardhmen e Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Sipas tij, informacionet që vijnë nga kancelaritë europiane dhe nga Brukseli tregojnë se kryeministri Rama ndodhet “në rreth të kuq” dhe se, në kundërshtim me angazhimet e marra në kuadër të procesit të integrimit, po vepron për interesa personale dhe për mbrojtjen e vetes nga akuza për krime të rënda.

Berisha deklaroi se Rama është i gatshëm të marrë çdo vendim, edhe nëse kjo, sipas tij, sjell bllokimin e plotë të procesit të integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Kryedemokrati shtoi se kjo çështje po diskutohet në qarqet dhe kancelaritë europiane dhe se nuk përjashtohet as skenari i zhbërjes së plotë të procesit të integrimit në BE.

“Sot jam këtu për të denoncuar kërcënimin madhor që Edi Rama dhe mafia e rrezikshme që qëndron prapa tij, në qeveria, parlament dhe institucione të tjera, po kërcënojnë në mënyrën më të egër procesin më jetik të shqiptarëve, procesin e integrimit në BE.

Lajmet që vijnë nga kancelaritë europiane, por edhe nga Brukseli, dëshmojnë se Edi Rama është në rreth të kuq. Se Edi Rama në kundërshtim flagrant me të gjitha zotimet që rrjedhin nga procesi i integrimit, po fakton se ai për interesa të pushtetit të tij, për të mbrojtur veten nga krimet e rënda që ka kryer, është i aftë të marrë çdo vendim pavarësisht se bllokon plotësisht procesin e integrimit në BE.”, tha Berisha.

Lini një Përgjigje