TAGS-AT E JAVËS

Politike 6 Shkurt 2026, 12:47

Emërimi i Sulës si kryeinspektor 'ndez' PD-në, Noka: Berisha gabon kur afron, jo kur largon

Shkruar nga Pamfleti
Emërimi i Sulës si kryeinspektor 'ndez' PD-në, Noka:
Noka-Sula

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula, është emëruar në detyrën e kryeinspektorit të Përgjithshëm, pas vendimit të marrë nga qeveria.

Pas publikimit të këtij vendimi ka reaguar deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka, i cili përmes një postimi në rrjetet sociale ka komentuar zhvillimin, duke e lidhur atë me qëndrimet e ish-kryeministrit Sali Berisha.

“Berisha mund të gabojë kur afron, por jo kur largon. Të gjithë ata që kishin dyshime dhe na sulmuan për gjysmagjelin, e morën përgjigjen sot me zë dhe figure”, shkruan Noka.

 

Lini një Përgjigje