TAGS-AT E JAVËS

Politike 7 Shkurt 2026, 07:33

Vendimi i Kushtetueses për Ballukun, Murrizi: Drejtësia nën presion nga politika

Shkruar nga Pamfleti

Vendimi i Kushtetueses për Ballukun, Murrizi: Drejtësia nën

Ish-deputeti Myslim Murrizi ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese e cila la në fuqi pezullimin nga detyra të zv.kryeministres Belinda Balluku.

Ai akuzon Kushtetuesen se është e ndikuar politikisht dhe se ka shkelur hapur Kushtetutës, duke e cilësuar trupën aktuale si të delegjitimuar dhe të përdorur nga pushteti.

Murrizi ka reaguar ashpër lidhur me gjendjen e drejtësisë dhe rolin e aktorëve që, sipas tij, e kanë çuar sistemin në kolaps.

Sipas tij, vendimet e Gjykatës Kushtetuese nuk burojnë më nga zbatimi i Kushtetutës, por nga presioni i politikës dhe i diplomacisë kombëtare dhe ndërkombëtare.

Ai thekson se pritet një vendimmarrje që do të shërbejë për të kënaqur “të gjithë ata që kanë kontribuar në shkatërrimin e drejtësisë”.

Murrizi tha gjithashtu se anëtarët aktualë të Gjykatës veprojnë nën frikë dhe presion, të nënshtruar ndaj atyre që, "ua dinë të shkuarën dhe i mbajnë të kontrolluar". Ai e cilëson këtë sjellje si poshtëruese për një institucion që ka detyrë të mbrojë themelet e shtetit të së drejtës.

"Sipas të dhënave pritet të dalë tym në ngjyrë të verdhë ose tym që vjen erë mut nga “konklava” e bythecëve të Gjykatës mender Kushtetuese, që janë të dhjerë deri në fyt nga të gjitha drejtimet. Dhe pasi të dalë ky tym me këtë erë, besoj që do të kënaqen të gjithë të dhjerët e politikës dhe diplomacisë kombëtare dhe ndërkombëtare, që kanë kontribuar në dhjerjen deri në këtë derexhe të drejtësisë, e veçanërisht të Gjykatës që me këta plehra ka dhjerë Kushtetutën. Frymorë të pështirë dhe të pistë, që meritojnë përçmim për sjelljen si zvarranik e lëpirës ndaj kujdo që ua di maskaralliqet dhe i trajton si zagar me zinxhir në qafë", shkruan Murrizi në "Facebook".

1 Komente

  1. H
    Halil Palushi

    Konstatimi i Myslim Murrizit , ndonse pak Banal. është i Saktë i Vërtetë. Po përderisa Shqiptarët të jenë Vetëm në Kostatime pa Veprime kundër këtijë Rrënimi dhe Shkatrrimi Total ,Moral e Kombtar,Politik e Juridik , Ushtarak dhe Ekonomik, Shqiptarët , çdo Ditë e çdo Qast po Shkojnë drejtë Greminës , Kthim në Identitet dhe Integritet.! Pa Shpëtim dhe në Humbje të Përjetshme.!!!

    Lini një Përgjigje