
Sali Berisha u është rikthyer sulmeve dhe akuzave ndaj ambasadores amerikane Yuri Kim. Kjo e fundit do të largohet për pak ditë, ndërsa sot u bë me dije se do të emërohet në një pozicion të lartë në Departamentin e Shtetit.
Yuri Kim është shpallur zyrtarisht si zëvendës ndihmës sekretarja kryesore për Çështjet Evropiane. Por edhe pse DASH e vlerësoi ambasadoren, ndryshe nga sa Berisha kërkonte ta hetonte, ky i fundit ka vijuar me akuzat.
Berisha e akuzoi ambasadoren se tentoi asgjësimin e opozitës. “Deputetët e grupit që nuk janë pjesë e jona në zgjedhjet lokale mbështetën pjesa më e madhe e tyre kandidatët e primareve. Në dritën e të dhenve të reja rezulton se ishte një proces ku synohej shkatërrimi i opozitës shqiptare, në fillim u vazhdua nga McGonogali, më pas u vazhdua nga McGonigal me fustan pra Yuri Kim. Kjo synonte që të bënte Shqipërinë një vend i kontrolluar nga Rama, logoja dhe vula janë pjesë e këtij procesi të madh që sipas tyre përfundon me asgjësimin e opozitës në vend", tha ai.
Lini një Përgjigje