TAGS-AT E JAVËS

Politike15 Qershor 2023, 16:59

EUROPOL vjen në Shqipëri për mafien në polici; Bledar Çuçi lyen urgjent zyrën e tij dhe të 4 zëvendësve

Shkruar nga Pamfleti
EUROPOL vjen në Shqipëri për mafien në polici; Bledar
Bledar Çuçi

Prologu

Në kulmin e krizës greke, në kabinetin e Kryeministrit, stafi po bënte përpjekjet maksimale të bindte delegacionin evropian për të marrë këstin e parë të huasë. Në vijim të përpjekjeve, sekretari i Përgjithshem urdhëron ndërrimin e tapeteve të kryeministrisë me synimin që të rrisë përformancën në të gjitha drejtimet...
Një pastruese e vjetër çuditet me veprimin e shefit dhe shpërthen:
- ku nuk kam punuar, por këtë nuk e kam dëgjuar ndonjëherë; edhe në bordello kur punoja, kur binte puna, shefi nderronte kurvat dhe jo çarçafët...


Javën tjetër, EUROPOL do zbarkojë në Tiranë me një ekip drejtuesish të lartë, për të shkundur Ministrinë e Brendshme dhe Drejtorinë i Policisë Shqiptare, pas raporteve ndërkombëtare dhe statistikës së rëndë që ka nxjerrë vetë policia dhe e publikuar “Pamfleti”, se në vitet 2020-2022, janë arrestuar, hetuar e përjashtuar 1307 efektivë, ose 20% e strukturës policore.

Mos u çuditni, por për të pritur ekipin e Policisë Europiane, ministri  i Brendshëm Bledar Çuçi, në “protokollin e masave” ka përfshirë edhe lyerjen urgjente të zyrës së tij e të 4 zv/ministrave, mbasi shefat e EUROPOL mund të futen në zyrat e tyre dhe imazhi i ministrisë duhet të jetë “dritë”.

Shpallja e tenderit është bërë më 13 qershor, zhvillimi do jetë në datën 14 qershor, ndërsa lyerja e zyrës së ministrit Bledar Çuçi dhe të 4 zëvendësve, duhet të përfundojë brenda ditës së dielë, që të hënën të “shkëlqejnë”.

EUROPOL vjen në Shqipëri për mafien në polici; Bledar

Nuk themi, që ministri dhe vartësit e tij zv/ministra, të mos i lyejnë e aromatizojnë zyrat, por duket karagjozllëk, për të vënë kujën me këtë shtet e ministri, që nuk merret me punët e rendit, sigurisë e pastrimit të lumit brenda saj, por vazhdon me imazhe false.

Sepse Policia Europiane, nuk po vjen në Shqipëri për të parë zyrat, por e alarmuar, për të dhënë ultimatumin e pastrimit të policisë nga lidhjet me krimin dhe nga kriminelët me uniforma, grada e poste drejtuese, ndërsa ministri i Brendshëm do bojatisë zyrat e do… stilojë mjekrën.

Ata që na dërguan informacionin, thonë me shpoti e humor, se me e qelbur është zyra e Zv/ministres Romina Kuko jo se nuk vlerëson higjienën, por ngaqë punon shumë në zyrë e i shkojnë shumë vizitorë, mes tyre edhe të huaj./Pamfleti

 

bledar Çuçi europol lyerja e zyrave

Lini një Përgjigje