
Në tetor të vitit të kaluar, PD depozitoi në Gjykatën Kushtetuese nismën e firmosur nga 28 deputetë, ku kërkohej shfuqizimi i vendimit të Këshillit të Ministrave për konfiskimin e ndërtimeve pa leje, duke e konsideruar si marrje në mbrojtje të pronave të oligarkëve që kanë ndërtuar kulla në Tiranë...
Gjykata Kushtetuese ka hapur rrugën e pazareve të qeverisë me oligarkët që kanë bërë ndërtime pa leje. Edi Rama nxori një VKM për konfiskimin e kateve pa leje, vendim i cili fut qeverinë në negociata me oligarkët, pa i ndëshkuar ata.
Edhe pse kanë shkelur ligjin, ata amnistohen. Këtë gjë pretendon edhe opozita, e cila ju drejtua Gjykatës Kushtetuese duke kërkuar shfuqizimin e VKM-së. Seanca u zvarrit disa herë dhe sot është marrë vendimi final. Kushtetuesja ka rrëzuar kërkesën e PD duke lënë në fuqi vendimin në fjalë.
“Gjykata Kushtetuese e Republikës së Shqipërisë, pasi mori në shqyrtim në seancë plenare publike çështjen me nr. 6 (Nj) 2022 të Regjistrit Themeltar, me kërkues jo më pak se një e pesta e deputetëve (28 deputetë) të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, me objekt: “ Shfuqizimi i Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 589, datë 7.9.2022 “Për rregullat dhe procedurat për konfiskimin për interes publik të objekteve të ndërtuara pa leje për qëllim fitimi”, si i papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë”, në mbështetje të neneve 131, pika 1, shkronja “c” dhe 134, pika 1, shkronja “c”, të Kushtetutës, si dhe neneve 72 dhe vijues të ligjit nr. 8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, njëzëri, vendosi:
1. Rrëzimin e kërkesës.
Ky vendim është përfundimtar dhe hyn në fuqi ditën e botimit në Fletoren Zyrtare.
Vendimi përfundimtar do të shpallet i arsyetuar brenda afateve ligjore të parashikuara nga ligji nr. 8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar dhe nga Rregullorja për procedurat gjyqësore të Gjykatës Kushtetuese”, njofton gjykata.
Në tetor të vitit të kaluar, PD depozitoi në Gjykatën Kushtetuese nismën e firmosur nga 28 deputetë, ku kërkohej shfuqizimi i vendimit të Këshillit të Ministrave për konfiskimin e ndërtimeve pa leje, duke e konsideruar si marrje në mbrojtje të pronave të oligarkëve që kanë ndërtuar kulla në Tiranë.
Këshilli i Ministrave ka miratuar vendimin për konfiskimin e ndërtimeve pa leje, përmes së cilit pronarët e pallateve ose duhet ta blejnë ndërtimin pa leje me çmimi tregu dhe në këtë mënyrë u legalizohet, ose ia dhurojnë shtetit. Në të kundërt ndërtimet do të sekuestrohen.
“Në tërësi cenohet parimi i hierarkisë së normave, cenohet parimi i barazisë para ligjit, cenohet e drejta e pronësisë dhe e drejta për një proces të rregullt gjyqësor kërkojmë shfuqizimin e vendimit “për rregullat dhe procedurat për konfiskimin për interes publik për objektet e ndërtuara pa leje si të papërputhshëm me Kushtetutën e Shqipërisë.
Çfarë ndodh me personat e tretë mund të kenë blerë një apartament në këto godina. Në qoftë se unë si qytetar i thjesht kam lidhur një kontratë sipërmarrje nuk kam detyrim të mbajë në kontroll ndërtuesin. Nuk mbahet në kontroll ndërtuesi. Aq më pak mund të themi nëse jam një qytetar që kam blerë një apartament dhe papritur marr vesh që gjithë godina është konfiskuar, përfshirë edhe apartamentin tim. Kjo në vlerësimin tonë e cenon në mënyrë flagrante të drejtën e pronësisë të qytetarëve që nuk kanë asnjë lloj faji pse një ndërtues mund të ndërtojë në shkelje të lejes së ndërtimit. Konfiskimi i gjithë godinës është një masë tërësisht jo proporcionale. Nuk mund të kemi konfiskim të të gjithë pasurisë por të produktit të veprës penale”, shprehej PD.
Lini një Përgjigje