TAGS-AT E JAVËS

Politike15 Qershor 2023, 14:44

Gara për Avokatin e Popullit, opozita çon në Kuvend tre emra

Shkruar nga Pamfleti
Gara për Avokatin e Popullit, opozita çon në Kuvend tre emra

Deputetët e opozitës kanë nisur mbledhjen e firmave për kandidatët për Avokatin e Popullit. Mësohet se deri tani janë dërguar në Kuvend 3 emra të mbështetur me firma. Bëhet fjalë për Erald Aga, Besim Ndregjoni dhe Edison Frangu.

Kujtojmë se, pas dështimit të negociatave politike për të zgjedhur Ledio Brahon në postin e Avokatit të Popullit, disa muaj më parë Kuvendi rinisi seancat dëgjimore.

Thirrjes së dytë iu përgjigjën 14 kandidatë të cilët paraqitën përpara deputetëve vizionin e tyre për drejtimin e institucionit.

gare avokati i popullit kuvend opozita

Lini një Përgjigje