TAGS-AT E JAVËS

Politike15 Qershor 2023, 13:54

“Theu embargon e naftës duke furnizuar Serbinë”, Braçe sulmon Berishën: Duhet të ishe shpallur me kohë non-grata nga Kosova

Shkruar nga Pamfleti

“Theu embargon e naftës duke furnizuar Serbinë”,

Deputeti i PS-së Erion Braçe ka sulmuar ish-kryeministrin Sali Berisha, ndërsa tha se ai duhet të ishte shpallur me kohë non-grata nga Kosova.

Gjatë fjalës së tij në Kuvend, Braçe tha se Berisha ishte ai që theu embargon e naftës duke furnizuar Serbinë e Millosheviçit në kohën e luftës.

“E di që kolegët e mi do të reagojnë, por meqë u bë kohë që jemi këtu, ca të vërteta duhet thënë siç janë. Nëse ka një akt bashkëpunimi, nga fillimi deri në fund, të dëshmuara, me impakt këtu dhe në rajon, në luftë, jo në paqe, në kurriz të shqiptarëve, të boshnjakëve, të kroatëve, në këtë vend, është thyerja e embargos së Kombeve të Bashkuara nga një njeri, për turpin e tij malësor; Sali Berisha. Po flas për një fakt të konfirmuar zyrtarisht dhe ndërkombëtarisht, që është damkosur Shqipëria, në emër të të cilit janë bërë rrëfime të neveritshme. Nëse do të kishte një vend që duhet ta shpallte Berishën non-grata, ai duhet të ishte Kosova. Vetëm për këtë akt, për thyerjen e embargos”, tha Braçe.

brace berisha non-grata kosova

Lini një Përgjigje