TAGS-AT E JAVËS

Politike15 Qershor 2023, 13:14

Tabaku akuza Ramës: Tirana nuk mund të heshtë për situatën në Kosovë, rrëmbimi i policëve duhej dënuar

Shkruar nga Pamfleti

Tabaku akuza Ramës: Tirana nuk mund të heshtë për

Deputetja demokrate Jorida Tabaku ka kritikuar kryeministrin Edi Rama mbi draftin për Asociacionin në veri të Kosovës.

Tabaku tha se ky draft duhej të ishte konsultuar me Kosovën.

Duke folur në Parlament, Tabaku tha se rrëmbimi i policëve të Kosovës duhej dënuar. Ndërkohë q në fakt qeveria shqiptare nuk mbajti asnjë qëndrim.

U njohëm nga mediat që Rama propozoi draft. Koordinimi me parterët, dhe mbajtja e interesit kombëtar duhet ta drejtojnë këtë proces. Kam qenë në kontakt me të gjithë nivelet në Kosovë s’kanë pasur dijeni për drafti, duhej të kishte qenë e udhës të kishin qene pjesë e këtij procesi. Ti rikthehemi dialogut, ti rikthehemi marrëveshjes së Ohrit, sot është e rëndësishme ti dënojmë ato që po ndodhin në territorin e Kosovës, nga marrja peng e policëve deri tek depërshkallëzimi në veri që duhet ta pranojmë që nuk është një situatë normale. Jo për ta përdorur Kosovën, por të kuptuar se kush janë kërkesat e Kosovës dhe se si ne mund ta ndihmojmë atë dhe jo ta pengojmë”, theksoi ajo.

tabaku rama

Lini një Përgjigje