Në seancën e sotme plenare, deputeti i Partisë Demokratike Edmond Spaho, tha se është turp i madh që Kuvendi nuk po debaton sot lidhur me situatën në Kosovë dhe akuzon kryeministrin Rama se anuloi mbledhjen e dy qeverive për të ruajtur karrigen e tij.
“Turp i madh që Kuvendi nuk organizon sot debat për Kosovën. Thikat për ta copëtuar janë mprehur dhe ky është skenar shumë ogurzi. Po nuk folëm sot kur do flasim. Presidenti i Serbisë sot ka qenë në ambasadën ruse në Beograd, është takuar me ambasadorin rus dhe ambasadoren kineze. Turp i madh që anulohet takimi i dy qeverive në Kosovë, këtë mund ta bëjë vetëm një bashibozuk si Haxhi Qamili edhe e bën për të ruajtur karrigen e vet. Turp i madh që tre kryeministra shqiptarë në rajon dhe një zv kryeministër në Maqedoni, nuk mblidhen të rakordohen për Kosovën. Përgjegjësia është e Ramës” , tha Spaho.
Lini një Përgjigje