TAGS-AT E JAVËS

Politike15 Qershor 2023, 12:34

“Ju që i shkoni mbrapa Saliut jeni personifikim i budallait”/ Plas debati në Kuvend, Bardhi kërkon ndëshkimin e Ballës

Shkruar nga Pamfleti
“Ju që i shkoni mbrapa Saliut jeni personifikim i budallait”/

Gjatë seancës së sotme plenare, kreu i grupit të PD-së Gazmet Bardhi ka kërkuar të merret masë disiplinore ndaj Ballës për fyerje të kolegëve.

“Ne e kemi kryeministrin me kartelë dhe budalla, por nuk ia kemi thënë asnjëherë, ndaj kërkoj masa për kreun e grupit parlamentar për gjuhën fyese ndaj dy deputeteve që i quajti budallenj. Unë thashë ne kemi kryebudalla për kryeministër dhe nuk ia kemi thënë. Nuk mundet askush të fyejë kolegët pa asnjë shkak. Ju kërkoj të merrni masa disiplinore për shkelje të etikës”, tha Bardhi.

Albana Vokshi replikoi disa herë me Ballën në lidhje me punësimet në administratën publike, teksa kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste i cilësoi budallenj.

“Saliu ka mbaru punë, por fat i madh që jeni ti dhe Muli pas Saliut. Jeni personifikim më kuptimplotë i budallait”, u shpreh Balla.

gazment bardhi balla ndëshkim fyerje

Lini një Përgjigje