TAGS-AT E JAVËS

Politike15 Qershor 2023, 11:15

Aplikacioni “Aktivisti”, Flamur Noka përplaset me Milva Ekonomin: Punonjësit e administratës janë kërcënuar me vendin e punës

Shkruar nga Pamfleti
Aplikacioni “Aktivisti”, Flamur Noka përplaset me Milva

Deputeti Flamur Noka, gjatë seancës së sotme plenare në Kuvend, ka kritikuar aplikacionin “Aktivisti”.

Gjatë fjalës së tij ai tha se ky aplikacion është kriminal dhe se punonjësit e administratës janë kërcënuar me vendin e punës nëse nuk do ta shkarkonin këtë aplikacion.

“750 mijë punonjës të administratës së shtetit shqiptar e kanë shkarkuar këtë aplikacion. Këta punonjës çfarë janë? Meqë qenkan të ndarë aplikacionet e shtetit me aplikacionet e partisë. A ka dijeni zonja që këta ministrat i kanë terrorizuar punonjësit e shtetit për ta plotësuar me detyrim ose ndryshe të largohen nga vendi i punës. Nuk i kërkova të më sqarojë për kurse e trajnime. Koncepti i Aktivistit është koncept kriminal, sepse involvon dhe bën që një punonjës i shtetit me militantin e partisë. A është ky standard i DAP dhe i administratës? Nëpunësi civil i shtetit shqiptar me ‘Rilindjen’ është shndërruar në një militant”, u shpreh Noka.

Milva Ikonomi i është përgjigjur Nokës duke thënë se Aplikacioni “Aktivisti”  nuk ka asnjë lidhje me administratën publike.

“Rekrutimet në DAP janë ndërprerë që nga 1 marsi dhe nuk është punësuar asnjë person sipas rezolutës para zgjedhjeve. Aplikacioni aktivisti është një aplikacion partie që e ngrenë edhe vëndet simotra për të ftuar aty të gjithë ndjekësit në fushatë. Aplikacioni i DAP-it dhe Aktivistit nuk kanë lidhje me njëri-tjetrit janë dy sisteme të pavaruara. Siç e theksova aktivisti nuk ka lidhje absolutisht me sistemet shtetërore që ka DAP-i. Aktivisti nuk të kërkon pozicionin e punës e meqë paska 70 mijë përdorues është i suksesshëm. Po të hysh në atë aplikacion e shikon shumë mirë se nuk ka asnjë lidhje me administratën publike”, tha Ikonomi.

flamur noka kuvend milva ikonomi

Lini një Përgjigje