TAGS-AT E JAVËS

Politike15 Qershor 2023, 08:14

Tensionet Kosovë-Serbi, Berisha thirrje Kurtit: Kthehu te marrëveshja e Ohrit!

Shkruar nga Pamfleti
Tensionet Kosovë-Serbi, Berisha thirrje Kurtit: Kthehu te marrëveshja
Sali Berisha

Ish-kryeministri Sali Berisha u shpreh se dëshiron përpjekje maksimale nga autoritetet e Kosovës për bashkëpunim dhe bashkërendim me autoritetet ndërkombëtare.

Ai bëri thirrje për rikthim në marrëveshjen e Ohrit që do të çonte dhe në një normalizim të marrëdhënieve Kosovë-Serbi dhe rrjedhimisht në paqe në rajon.

“Qëndrimet e mia dhe të Partisë Demokratike në këtë rast janë të qarta. Do të kërkoja dhe dëshirja përpjekjen më maksimale nga autoritetet e Kosovës për bashkërendimin dhe bashkëpunimin me autoritetet ndërkombëtare për ç’tensionimin e situatës në Kosovë. Ky është qëndrimi ynë, sikundër unë jam shprehur dhe shprehem gjithnjë se asociacioni është një e drejtë kushtetuese e patjetërsueshme e komunave me shumicë serbe në Kosovë, por çdo përpjekje e cila është konstante nga Vuçiç për ta nxjerrë jashtë kuadrit të Kushtetutës së Kosovës është një rrezik madhor për paqen jo vetëm në Kosovë dhe një përpjekje për instalimin e shtetit serb në Kosovë, por është një rrezik madhor për paqen në Ballkan dhe duhet të jetë tërësisht i papranueshëm, kështu që në këtë kontekst qëndrimi ynë është rikthimi te marrëveshja e Ohrit, angazhimi serioz për zbatimin e kësaj marrëveshje e cila siç e kanë përcaktuar bashkë autorët e saj, nuk arrin në njohjen reciproke siç mashtron Edi Rama, nuk arrin në ulësen të cilat e premtonte dhe me harta kur dilte sikur është zëdhënës i Putin dhe i presidentit të Kinës dhe jo kryeministri i Shqipërisë që nuk ka asnjë peshë në këtë proces, por arrin në një normalizim marrëdhëniesh,”–u shpreh Berisha.

Ish-kryeministri u ndal dhe te marrëdhënia e tij personale me Albin Kurtin. Berisha tha se me Kurtin nuk ka pasur asnjë takim që pasi ai është zgjedhur kryeministër, dhe mund ta ketë takuar dy tre herë gjithsej gjatë karrierës politike.

Ai shtoi se nuk e ka këshilluar për veprimet që duhet të ndërmarrë, pasi këto kohë nuk kanë pasur komunikim.

Në mënyrë absolute Kurti nuk ka ardhur në zyrën time, as nuk kam asnjë komunikim. Atëherë nuk ka ardhur për të më kërkuar mendimin por për të mbështetur mendimin tim, pasi siç e dini njeriu i parë që kundërshtoi në mënyrë intensive çështjen e ndarjes së Kosovës isha unë. Pastaj filluan me radhë edhe autoritetet politike në Kosovë. Erdhën njëri pas tjetrit për t’u solidarizuar me qëndrimin tim, por jo se pata ndonjë lidhje. Kosova është dheu im, duhet ta dijë e gjithë Shqipëria dhe e gjithë bota që unë jam kosovar. I kam thënë një fjalë luftëtarëve të Kosovës në 92-shin, Adem Jasharit dhe grupit të tij, që gjysmën e kohës e kam për Shqipërinë, gjysmën tjetër për Kosovën, këtu unë nuk mund të ndryshoj. Kosova Malësia e Gjakovës është etnikisht pjesë e Kosovës. Hera e fundit që mund të kem komunikuar me Kurtin mund të ketë vite, kam drekuar njëherë gjatë kohës që ishte në opozitë. Pasi ai u zgjodh kryeministër nuk kam pasur asnjë komunikim. Ky është personi që kam takuar më pak nga politikanët e tjerë të Kosovës. Kam ngrënë një drekë me të e kam takuar dy tre herë dhe kaq”, tha Berisha.

sali berisha tensionet kosovë-serbi

Lini një Përgjigje