TAGS-AT E JAVËS

Politike14 Qershor 2023, 21:12

Rama heshti për rrëmbimin e policëve, ironizon Boiken Abazi: Me metër në dorë është nisur drejt Veriut bashkë me Batonin

Shkruar nga Pamfleti

Rama heshti për rrëmbimin e policëve, ironizon Boiken Abazi: Me

Aktivisti Boiken Abazi ka ironizuar kryeministrin Edi Rama, mbi qëndrimin e tij për rrëmbimin e 3 policëve në Kosovë. Rama u shpreh se nuk do flasë derisa të ketë një version nga KFOR.

Por Abazi ironizon, duke thënë se ai nuk i zë besë Kosovës, prandaj është nisur me Baton Haxhiun drejt vendit ku ndodhi ngjarja, bashkë me një metër në dorë.

Burime të brendshme nga Qeveria e Shqipërisë në kushte anonimiteti kanë bërë me dije se Rama nuk po shprehet publikisht sepse nuk e di më se kujt t'i besojë në lidhje me vendngjarjen e rrëmbimit të tre policëve të Kosovës nga forcat speciale të Serbisë: t'i besojë gjithë Kosovës që po tregon se rrëmbimi u krye në territor të Kosovës. apo mikut të tij Vuçiqit? Rama nuk u mat dje kur tha se ushtria e Serbisë në kufi të Kosovës nuk përbën kërcënim për Kosovën. Thuhet se për këtë arsye Rama ka vendosur që sot të jetë më i matur, dhe është nisur me një metër në dorë, bashkë me Batonin, për ta matur vetë distancën e vendngjarjes nga kufiri Kosovë-Serbi. Për këtë matje të tij në heshtje, Rama ka marrë mbështetjen edhe nga Vuçiqi.

Ndërkohë që Rama mat vendngjarjen dhe Vuçiqi mat Ramën, Rama ka vendosur të hesht për këtë krim të Serbisë”, tha ai.

 

boiken abazi rama baton haxhiu

Lini një Përgjigje