TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet19 Qershor 2026, 19:34

“Nesër vjen mërgata”, protestuesit paralajmërojnë tubim të madh të shtunën

Shkruar nga Pamfleti

“Nesër vjen mërgata”, protestuesit

Qytetarët janë mbledhur edhe sot në Sheshin Skënderbej, në ditën e 20-të të protestës së tyre në kryeqytet.

Pas grumbullimit në shesh, protestuesit vijuan marshimin drejt Kryeministrisë, ku me pankarta në duar, thirrje përmes megafonëve, kërkuan mes të tjerash edhe largimin e Kryeministrit.

Gjatë protestës janë lëshuar thirrje edhe ndaj opozitës. Organizatorët kanë theksuar se gjatë këtyre ditëve nuk është lejuar pjesëmarrja apo afrimi i figurave politike në tubim.

Ndërkohë që një nga organizatorët e protestës, aktivisti Arben Kola, deklaroi se ditën e nesërme do të jetë protestë e madhe. Ai deklaroi se kjo do të jetë për shkak se protestës pritet t’i bashkohen edhe qytetarë nga diaspora.

“Nesër vjen mërgata, kanë prerë biletë pa kthim”, u shpreh ai.

 

portestë tubim

Lini një Përgjigje