TAGS-AT E JAVËS

Politike15 Qershor 2023, 11:11

Tensione në Kuvend/ Nikolla s'e la të fliste, deputeti i PD-së bllokon foltoren dhe i bie me grusht: Të mbahet qëndrim për Kosovën!

Shkruar nga Pamfleti

Tensione në Kuvend/ Nikolla s'e la të fliste, deputeti i

Seanca e sotme plenare është shoqëruar me tensione.  Deputeti Asllan Dogjani kërkoi të flasë për çështjen e Kosovës, por kryeparlamentarja Nikolla nuk ia dha fjalën. Dogjani u nxeh dhe u ngrit në Foltoren e Kuvendit dhe kërkon që Kuvendi i Shqipërisë të dalë me një qëndrim për situatën në Kosovë, ku tre policë janë rrëmbyer nga forcat serbe.

Debati në Kuvend:

Asllan Dogjani: Kam kërkuar që Kuvendi të dalë me një qëndrim për Kosovën, sot situata ka agravuar më tej

Nikolla e ndërpret

Dogjani: E kam për procedurë.

Nikolla: E dhatë mendimin tuaj. Shkoni në vend, do jua jap fjalën në vend

Dogjani: Unë kam kërkuar në seancën e kaluar që kuvendi të mbajë një qëndrim, situata ka agravuar, forcat e Serbisë kanë marrë tre policë peng, kryeministri pse nuk vjen të japë informacion ca platforma ka dërguar për vëllezërit tanë. Kërkoj të mblidhet komisioni për politikat e jashtë. Ta dalim me një qëndrim dhe të dënojmë sulmet e Serbisë ndaj policëve të Kosovës. Flasim nën zë, por s’ka dalë kuvendi me një qëndrim. Duhet të dalim në fund të kësaj seance.

Tre efektivë të Kosovës u rrëmbyen nga forcat serbe në veri. Kosova ka bërë thirrje për t’i liruar menjëherë, por sipas Serbisë ata janë arrestuar pasi janë gjetur duke patrulluar 1.8 km larg kufirit me veriun.

kuvend ceshtja e kosoves asllan dogjani

Lini një Përgjigje