Kuvendi mban një minutë heshtje për ish-kryeministrin italian Silvio Berlusconi, i cili ndërroi jetë ditën e hënë.
Me kërkesë të kryeparlamentares Lindita Nikolla, ligjvënësit shqiptarë u ngritën në shenjë nderimi dhe mbajtën një minutë heshtje për Berlusconin.
Nikolla u shpreh se Berlusconi ishte një mik i vjetër dhe i shquar i Shqipërisë dhe vijoi duke thënë se ai ka dhënë kontribut të jashtëzakonshëm për marrëdhëniet mes dy vendeve.
“Ishte mik i shquar i Shqipërisë. Ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm për marrëdhëniet mes dy vendeve”, tha ai.
Ndërsa deputeti i PS, Taulant Balla e cilësoi Berlusconin si një personalitet të rëndësishëm që ka mbështetur Shqipërinë në rrugën e integrimit europian.
“Kërkoj 1 minutë heshtje në respekt të një personaliteti i cili kur hyri në politikën italiane ka pasur një afeksion ndaj Shqipërisë dhe ka qenë mbështetës i palëkundur i vendit tonë”- tha Balla.
Lini një Përgjigje