TAGS-AT E JAVËS

Politike15 Qershor 2023, 12:26

Yuri Kim largohet brenda 10 korrikut, DASH e emëron në zyrën që merret me sanksionet ndaj të korruptuarve

Shkruar nga Pamfleti

Yuri Kim largohet brenda 10 korrikut, DASH e emëron në zyrën

Ambasadorja amerikane Yuri Kim ka marrë post të lartë në Departamentin Amerikan të Shtetit. Ajo do të largohet nga Tirana, por duket se është rritur në detyrë.

Mësohet se Yuri Kim sapo është shpallur zyrtarisht si zëvendës ndihmës sekretarja kryesore për Çështjet Evropiane (dhe ushtruese e detyrës së ndihmës sekretarit derisa të konfirmohet Jim O’Brien), duke filluar nga 10 korriku. Kjo do të thotë se brenda 10 korrikut ajo largohet nga vendi ynë dhe vjen ambasadori i ri.

Jim O’Brien, detyrën e të cilit do të ushtrojë përkohësisht, është i ngarkuar me sanksionet ndaj individëve qe cenojnë politikat e sigurisë kombëtare amerikane kudo në botë. Departamenti i Evropës është më i madhi dhe më i rëndësishmi në Departamentin e Shtetit.

Pra duket se Kim, për aq sa do të jetë aty do të ketë në dorë sanksionet ndaj të korruptuarve. Është folur gjatë se SHBA do të shpallë persona të tjerë “non grata” dhe duket se Yuri Kim ka në dorë fatin e shumë zyrtarëve në vendin tonë. Ky është një lajm i keq dhe për Berishën. Ky i fundit e ka sulmuar ashpër ambasadoren duke pretenduar se ajo veproi individualisht për shpalljen e tij “non grata”, por për SHBA ajo ka vepruar korrekt.  

Ndërkohë brenda korrikut do të vijë në vendin tonë ambasadori i ri David Kostelançik. Edhe ai në prioritet e tij ka deklaruar se ka në fokus luftën ndaj korrupsionit. “Nëse konfirmohem në këtë detyrë do të bashkëpunoj me Shqipërinë për të forcuar institucionet demokratike dhe institucionet e drejtësisë. Presidenti Joe Biden e ka përcaktuar luftën ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar si pjesë të strategjisë sonë kombëtare. Kjo është një sfidë kryesore për vendet e Ballkanit Perëndimor”, ka deklaruar Kostelancik.

kim 10 korriku dash

Lini një Përgjigje