TAGS-AT E JAVËS

Politike15 Qershor 2023, 13:46

Xhaçka kujtohet pas 24 orësh për rrëmbimin e 3 efektivëve nga Serbia, vijon me sulmet ndaj qeverisë së Kosovës

Shkruar nga Pamfleti

Xhaçka kujtohet pas 24 orësh për rrëmbimin e 3

Ministrja e Jashtme Olta Xhaçka është kujtuar pas 24 orësh të flasë për rrëmbimin e 3 efektivëve të policisë së Kosovës.

Kryeministri Edi Rama “mbylli gojën” dje duke mos mbajtur asnjë qëndrim, ndërkohë që opozita e ktheu në debat në Kuvend duke e cilësuar skandaloz këtë veprim të qeverisë. Ndodhur nën presion Olta Xhaçka mori fjalën në Kuvend dhe dënoi rrëmbimin e policëve.

Jemi duke i ndjekur nga afër me shumë shqetësim ngjarjet në veri të Kosovës. Jemi angazhuar fort me aleatët e partnerët që situata të mos përkeqësohet më tej.  Të shqetësuar pasi aleatët e partnerët e gjejnë pjesën më të madhe të përgjegjësisë tek Kosova. Kjo dobëson në mënyrë shqetësuese pozitat e Kosovës në sytë e SHBA dhe BE. Tre policët e kapur nga ushtria serbe, padyshim e ndërlikon më tej situatën. Kam komunikuar me komandantin e KFOR, jemi në pritje të përfundimit të hetimeve. Në këtë pikë është e domosdoshme që të ruhet qetësia. Lidhur me deklaratat e Qeverisë së Kosovës për ndalimin e qarkullimit të automjeteve me targa serbe. Lëvizja e lirë, pjesë shumë e rëndësishme e angazhimeve që kanë të gjithë vendet tona. Qeveria e Kosovës ka sqaruar që nuk bëhet fjalë për masa tregtare ekonomike, por për masa sigurie. Mbetet të shohim se çfarë do të thotë kjo në realitet. Ne shpresojmë që kjo të mos ndodhë, pasi vetëm sa do të përshkallëzonte më shumë situatën. Do të dëmtonte mbi të gjitha vetë Kosovën dhe rajonin ekonomikisht, por edhe në sytë e aleatëve”, tha ajo.

 

xhacka kuvend

Lini një Përgjigje