TAGS-AT E JAVËS

Politike15 Qershor 2023, 14:52

Tensionet në veri, Ngjela: Amerikanët nuk e duan Asociacionin, po tentojnë të afrojnë pas vetes Osmanin!

Shkruar nga Pamfleti
Tensionet në veri, Ngjela: Amerikanët nuk e duan Asociacionin, po
Spartak Ngjela

Avokati Spartak Ngjela u shpreh se Amerika nuk bisedon me Albin Kurtin për Kosovën, por me presidenten Osmani. Sipas tij, Albin Kurti nuk ka për ta pranuar asociacionin të cilin as vetë SHBA nuk e do.

Nuk e bën asociacionin Kurti, do qëndroja po jo Osmani me këtë s’e di. Kurti është në politikë, tani jemi në të drejtën ndërkombëtare; këtu është Vjosa Osmani. Amerikanët nuk e duan asociacionin, bëjnë sikur dhe këtej thonë mos e bëj. Atje është Trepça, që është 60 për qind e GDP”, tha Ngjela.

Ngjela tha se rrëmbimi i policëve të Kosovës është një akt që cënon sovranitetin e shtetit dhe mund ta bëjnë vetëm serbët, si hakmarrje ndaj humbjes së veriut.

Avokati theksoi se veprimet e Kurtit janë një sukses i madh për historinë e Shqipërisë, pasi arriti të merrte kontrollin e plotë të veriut të Kosovës.

Ngjela i cilësoi serbët si “bakalaro historike”, por që kanë përfituar se i ka mbështetur Anglia me Francën.

Ky është sukses i madh për historinë e Shqipërisë. Kurti gjeti rastin t’i shporri. Ata ranë vetë brenda, arrestuan tre policë. E dini ju ç’është polici apo e dini ushtar?! Prekja e një polici është prekje e sovranitetit të shtetit. Atë e bëjnë vetëm serbët. E dini ju çfarë janë serbët? Janë bakalaro historike, por i ka përkrahur dhe Anglia dhe Franca se kanë pasur frikën e botës shqiptare në Ballkanin Perëndimor. Ç’e di Shqipërinë? Ç’i di shqiptarët? Po të mos ishin krerët tanë nuk do të kishte as perandori romake, as perandori turke, as perandori bizantine”, tha Ngjela.

spartak ngjela

Lini një Përgjigje