TAGS-AT E JAVËS

Politike15 Qershor 2023, 15:22

Rama ndryshon mendje, reagon për rrëmbimin e 3 policëve të Kosovës: Të lirohen sa më shpejt

Shkruar nga Pamfleti

Rama ndryshon mendje, reagon për rrëmbimin e 3 policëve të

Kryeministri Edi Rama është kujtuar të mbajë një qëndrim sa i takon arrestimit të 3 policëve të Kosovës nga xhandarmëria serbe.

Dje Rama vendosi të mos flasë me argumentin se po priste versionin e KFOR-it, por sot ka reaguar me disa rreshta në Twitter dhe ka kërkuar lirimin e tyre. Ajo që bie në sy është se në asnjë moment nuk dënohet veprimi i ushtrisë serbe. Rama mjaftohet me faktin se ata duhet të lirohen.

1. Mesa duket KFOR-i nuk do të dalë me konkluzione publike për vendndodhjen e tre policëve të Kosovës.

2. Pavarësisht pretendimeve të ndryshme për vendndodhjen, ata duhet të kthehen sa më parë në shtëpi!

3. Qysh dje ne jemi 100% të fokusuar tek lirimi i tyre!

4. Nuk ka asnjë paralele mes tre policëve dhe personit me precedentë kriminalë të arrestuar nga policia e Kosovës në Veri!

5. De-eskalimi mbetet prioriteti i prioriteteve dhe pikat e vendosura nga bashkësia euro-atlantike duhen përmbushur një orë e më parë”, shkruan Rama.

Një ditë më parë Rama i habiti të gjithë me reagimin e tij. Ai u shpreh se nuk do të fliste për arrestimin e 3 policëve, derisa të kishte një qëndrim nga KFOR nëse janë arrestuar brenda apo jashtë territorit të Kosovës. Edhe pse ata u rrëmbyen në mënyrë çnjerëzore, me sy e duar të lidhur, sërish kryeministri shprehej se nuk mbante qëndrim. Sot pati reagime të ashpra nga opozita. Po ashtu shumë personalitete të huaj e dënuan arrestimin. Ndodhur në këtë situatë kreu i qeverisë u kujtua të mbajë një gjysmë qëndrimi.

 

rama kurti kosov

Lini një Përgjigje