
Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi gjatë fjalës së saj në Kuvend ka hedhur akuza ndaj kryeministrit Edi Rama se po kërcënohet nga kolegët që ndodhen në burg.
Sipas Kryemadhit ata të cilët janë futur në burg për afera të ndryshme, tani po i bëjnë presion Ramës që të vazhdojë me aferat korruptive ose ndryshe do të flasin.
Ajo akuzoi qeverinë se po vjedh qytetarët, teksa shtoi se Rama sjell në parlament deputetë e ministra kukulla dhe vjedh në mënyrë ligjore.
“Kolegët që janë në burg kërcënojnë sot Edi Ramën, dhe i thonë ose vazhdo ose ne do të flasim. Këtu nuk ekziston shteti i së drejtës dhe as shteti ligjor. Këtu ekziston shteti i vjedhjes. S’ka më nevojë të bëjë firmat si me Tiranë, por i sjell në parlament, kukullat i ka në parlament dhe vidhen në mënyrë ligjore një për një qytetarët”, tha ajo.
Lini një Përgjigje