
Kolegji Zgjedhor ka rrëzuar kërkesën e koalicionit “Bashkë Fitojmë”, për shpalljen të pavlefshme dhe ripërsëritjen e zgjedhjeve në Belsh.
Më herët “BF” hodhi akuza ndaj kryetarit ta bashkisë së Belshit, Arif Tafani për vjedhje votash, duke kërkuar rinumërim.
Kujtojmë se ditën e sotme Kolegji Zgjedhor ka vendosur të përsëriten zgjedhjet në Rrogozhinë. Në këtë qytet kandidati i PS fitoi me shumë pak vota diferencë, ndërkohë që opozita ka pasur pretendime se zgjedhjet u manipuluan.
KAS rihapi kutinë e burgut ku kishte pretendime, por rezultati nuk ndryshoi. Koalicioni "Bashkë Fitojmë" ju drejtua Kolegjit Zgjedhor, i cili ka vendosu përsëritjen e zgjedhjeve.
Lini një Përgjigje