TAGS-AT E JAVËS

Politike 7 Dhjetor 2023, 10:20

Buxheti u votua mes kaosit dhe tymit, Salianji: PS goditi shtresën e mesme

Shkruar nga Pamfleti

Buxheti u votua mes kaosit dhe tymit, Salianji: PS goditi shtresën e mesme

Deputeti i PD-së, Evin Salianji ka reaguar për mediat, pas mbarimit të seancës plenare e cila u zhvillua mes kaosit dhe tymit.

Seanca e sotme zgjati vetëm 8 minuta, ndërsa u miratua buxheti për vitin 2024.

Në një prononcim për gazetarët, Salianji tha se PS e votoi buxhetin në mënyrë tinëzare duke goditur shtresën e mesme dhe qytetarët e thjeshtë.

“E ka djegur Kushtetutën e Shqipërisë dhe po veprojmë si një juntë. Forca fizike e krimit në zgjedhje bëjnë të mundur mbajtjen e kësaj ngrehine. E patë sot se si në mënyrë tinëzare dhe me vrap e votoi buxhetin, duke goditur shtresën e mesme dhe qytetarët e thjeshtë. Për herë të parë do të taksohen me 23 % profesionet e lira, ju gazetarët dhe stomatologët. E keni parë që partnerët ndërkombëtarë, kërkojnë që Shqipëria dhe parlamenti të ketë një rol balancues dhe kontrollues”, tha Salianji.

 

Lini një Përgjigje