TAGS-AT E JAVËS

Politike 7 Dhjetor 2023, 09:45

Përplasja në Kuvend, deputeti i opozitës i drejtohet punonjësit të Gardës: O lepurush, a lejohet që të ik të bëj sh*rrën

Shkruar nga Pamfleti

Përplasja në Kuvend, deputeti i opozitës i drejtohet

Deputetët e Partisë Demokratike janë futur herët këtë të enjte në sallën e Kuvendit dhe janë përplasur me punonjësit e Gardës.

Pavarësisht përjashtimit të 6 deputetëve të grupit të Berishës nga ana e Kuvendit për shkak të tensioneve të krijuara të hënën në seancën e kaluar, deputetët e opozitës, nuk janë ndalur dhe gjatë seancës së ditës së sotme, kur pritet të diskutohet dhe miratohet buxheti i vitit të ardhshëm.

Përplasja e kësaj radhe ka qenë mjaft e ashpër, e cila nisi me kontrollin e më pas me mbledhjen e karrigeve në qendër të sallës. Ndërkohë që janë dëgjuar sharje e ofendime gjatë tensioneve mes gardës dhe deputetëve të opozitës.

Një nga deputetët e Berishës, dëgjohej në videon live në Facebook, të deputetit Luan Baçi, teksa i drejtohej një prej punonjësve të Gardës me ironi o lepurush a lejohet të iki me bo sh*rrën?

-E ke bërë nja dy herë trimin. O lepurush!

-Edhe pa njohur nuk duhet ta prekësh me dorë…

-Ç’është kjo, që e njoh dhe se prek, po janë deputetë o zotëri.

-Lejohet me ik me bo shurrën?

-Është e ndaluar…

 

Lini një Përgjigje