TAGS-AT E JAVËS

Politike 7 Dhjetor 2023, 08:00

Sot miratimi i buxhetit 2024, Rithemelimi ka paralajmëruar "t'i vërë flakën" Kuvendit; Berisha e Noka të përjashtuar

Shkruar nga Pamfleti
Sot miratimi i buxhetit 2024, Rithemelimi ka paralajmëruar "t'i
Kosi në Kuvend nga Rithemelimi i Berishës

Ditën e sotme pritet të zhvillohet seanca plenare ndër më të rëndësishmet ku pritet miratimi nen për nen i buxhetit 2024.

Por, Rithemelimi i Sali Berishës ka paralajmëruar sërish kaos dhe bllokim të punës në Kuvend.

Në këtë seancë nuk do të jenë të pranishëm 6 deputetë të opozitës, pasi u përjashtuan për 10 ditë për shkak të kaosit të krijuar në seancën e 4 dhjetorit.

Sali Berisha, Gazment Bardhi, Flamur Noka, Edi Paloka, Albana Vokshi dhe Elda Hoti nuk do të lejohen të futen në seancë, pasi ata ishin protagonistët se radhës së kaluar, ku sabotuan punën duke ndezur flakadanë e flakë.

Për këto veprime, deputetët Flamur Noka e Albana Vokshi janë paditur në SPAK edhe nga policia, duke rrezikuar gjobë deri në 5 vite burg.

Kujtojmë se seanca plenare e së hënës u shoqërua sërish me kakofoni, tymuese dhe kaos në sallën e Kuvendit.

Ajo përfundoi në më pak se 15 minuta pasi opozita vijoi aksionin të cilin thotë se nuk do ta ndalë deri në rikthimin e të drejtave të tyre kushtetuese.

Sot miratimi i buxhetit 2024, Rithemelimi ka paralajmëruar "t'i

miratimi i buxhetit 2024

Lini një Përgjigje