TAGS-AT E JAVËS

Politike 6 Dhjetor 2023, 22:13

Debati i ashpër në PD, kur njerëzit e Berishës akuzonin Azem Hajdarin si bashkëpunëtor të Sigurimit (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Debati i ashpër në PD, kur njerëzit e Berishës akuzonin Azem

Vetëm 3 muaj pas fitores së 22 Marsit 1992, Partia Demokratike i humbi zgjedhjet lokale që u zhvilluan në Korrik të atij viti.

Menjëherë pas humbjes, një grup themeluesish me kontribute të rëndësishme si Gramoz Pashko, Arben Imami, Preç Zogaj, Neritan Ceka etj, hartuan një mocion për debat.

Ata propozonin disa ndryshime në mënyrën e funksionimit të partisë dhe qeverisjes.

“Dëgjo, shiko se të nxjerr jashtë nga mbledhja më kupton apo jo…ulu aty mos na mërzit ma shumë… si i thua ti sallës s’ke turp… më kupton apo jo … ulu aty se vendos kjo sallë nuk vendos ti…”

Kjo është beteja më e ashpër për pushtet që është zhvilluar gjatë tranzicionit, ndërkohë që Shqipëria e ndodhur në një gjendje të mjerueshme ekonomike, i kishte sytë tek Partia Demokratike, prej nga priste rrugën e zhvillimit dhe demokracisë.

Drejtuesi i lëvizjes studentore Azem Hajdari, u akuzua si bashkëpunëtor i sigurimit të shtetit, dhe jo vetëm ai. Salla e konferencës që mbështeste në shumicë Berishën, refuzoi ta dëgjonte Hajdarin dhe të tjerët, mocionistët.

Madje, ata që e akuzonin Hajdarin si bashkëpunëtor të sigurimit, do të ishin të njëjtët që vite më vonë shfaqeshin në memorialin e tij duke e konsideruar hero të demokracisë.

“Ju keni në dorë heqjen e mandatit, por heqjen e fjalës nuk e keni ju në dorë. Ju lutem shumë më lini të flas. Ju lutem shumë dëgjoni! Se po thuhet, se e ka marrë sigurimi Partinë Demokratike dhe unë nuk e di kujt do t’ia merrni Partinë Demokratike”.

Nga salla: Do ta marrim ty!

Azem Hajdari: Po na i thoni, të sigurimit kush janë?

Zë nga salla: Ti je i sigurimit!

Azem Hajdari: Do të vërtetohet kjo. Asnjëri në këtë sallë nuk mund të thotë, se Azem Hajdari ka spiunu’ këtë, apo atë njeri./Inside Story

Lini një Përgjigje